Monedhat e huaja, në rënie/ Kursi i këmbimit, 10 janar 2024
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit në rezidencat e banimit të Qarkut të Tiranës, në tregun e aksesit të shërbimit të internetit.
Procedura ka nisur mbështetur në disa ankesa të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi problematikat në zgjedhjen e ofrimit të shërbimit të internetit pranë komplekseve të pallateve në kryeqytet.
Nga vlerësimi i informacionit të grumbulluar gjatë monitorimeve të kryera nga inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës pranë komplekseve të pallateve në Tiranë, rezultoi se, në një rast, pavarësisht deklaratës së ndërmarrjes së administrimit se banorët dhe bizneset janë të lirë të zgjedhin ofrues interneti sipas dëshirës së tyre, biznese pranë këtij kompleksi dëshmuan që prej tre vitesh janë të lidhur me një ofrues të vetëm interneti dhe nuk mund ta ndryshojnë atë. Sipas tyre, në këtë kompleks interneti ofrohet vetëm nga një ofrues.
Ndërsa në një rast tjetër, sipas ndërmarrjes së administrimit, për shkak të infrastrukturës së ndërtuesit kishte mundësi vetëm për një ofrues internet që të operonte në hapësirën e kompleksit, duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e një ofruesi tjetër për këtë shërbim.
Mbështetur në faktet e mësipërme, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në tregun e aksesit të shërbimit të internetit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës, ka problematika dhe mund të ketë elementë të abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrjet e administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranë. Një situatë e tillë mund të jetë shenjë e kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës në kuptim të nenit 9, të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga data 1 janar 2020 deri në 13 tetor 2023.
Monopolet e ofrimit të shërbimit të internetit me linja fikse nuk janë të rralla në godinat e banimit në Tiranë. Shpeshherë, vetë firmat ndërtuese ose kompanitë e administrimit japin të drejtën e vendosjes së infrastrukturës së lidhjes për një ofrues të vetëm shërbimi, duke penguar kompanitë e tjera. Një praktikë e tillë iu heq banorëve e pallateve mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron t’i marrin shërbimet e komunikimit fiks, si internet, IPTV apo telefoni nga një ofrues i vetëm shërbimi.
Ndërmarrjet e administrimit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të ligjit të vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Referuar nenit 19, të këtij ligji, Kryesia, në emër dhe për llogari të asamblesë, mund të lidhë kontratë për administrimin e bashkëpronësisë me një shoqëri administrimi ose një administrator, person fizik, i cili mund të jetë njëri prej bashkëpronarëve ose një person i jashtëm. Çdo person, fizik apo juridik, privat, që ka për objekt veprimtarie administrimin e ndërtesave, regjistrohet në librin e administruesve, pranë bashkisë, komunës, në juridiksionin e së cilës do ta ushtrojë këtë veprimtari./ Monitor.al
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë...
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...