E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i shtetit për 8 vitet e fundit (periudha 2015-2022) për dëmshpërblimin e të larguarve pa të drejtë nga administrata qendrore dhe vendore.
Bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.
Shpenzimet për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në përgjigje të kërkesës për informacion nga Monitor për vitet 2015 deri në 2022 nga qeverisja e përgjithshme arrijnë në vlerën e 12 miliardë lekëve (rreth 127 mln USD). Vlera më e lartë e dëmshpërblimeve nga qeverisja e përgjithshme është paguar në vitin 2015 përkatësisht me vlerë 1,7 miliardë lekë dhe në 2017 janë paguar 1,8 miliardë lekë për ekzekutimin e vendimeve për të larguarit nga puna.
Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore llogariten 9,9 miliardë lekë në 8 vite. Fatura e paguar nga pushteti vendor është 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna janë në 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.
Por fatura e shpenzime e buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit, pritet të rritet më shumë.
Juristët parashikojnë shtim të dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, për shkak të precedentit që është shënuar me vendimin e muajit shkurt 2022 nga Gjykata e Strasburgut. Avokatja Etleva Haka tha më herët për "Monitor" se është pikërisht vendimi i marrë më 28 shkurt të vitit 2022 nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen “Bara dhe Kola kundër Shqipërisë” ku nuk i cilëson të arsyeshme tejkalimin e afatit për shqyrtimin e çështjeve për shkak vakancës së gjyqtarëve nga vetingu i reformës në drejtësi, i cili do të hapë rrugën e dhënies së dëmshpërblimeve me faturë të lartë ndaj buxhetit, për të gjithë individëve që u janë bërë padrejtësi në marrëdhëniet e punës, por edhe për çështje të tjera administrative dhe penale.
Pas këtij vendimi pritet të ndodhë fenomeni i dërgimit të çështjeve për shqyrtim në Strasburg dhe të gjithë do të kenë të njëjtën fat si vendimi i përmendur. Por nuk është vetëm procesi i marrëdhënies së punës, janë edhe procese të tjera që zvarriten në kohë pambarimisht, si ato të pronave, të kontratave, pra civile edhe penale që do të kenë gjasa t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut”, theksoi Haka.
Numri më i lartë i stokut të dosjeve të pashqyrtuara përtej afateve të arsyeshme është në Gjykatën e Apelit Administrativ. Në total referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) në stoku i dosjeve të pashqyrtuara që kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit, parashikuar nga neni 399/2, të Kodit të Procedurës Civile ka arritur në numrin e 21,166 dosjeve.
9% e tyre apo 1,674 çështje u përkasin marrëdhënieve të punës.
Ndërsa 83% e totalit të dosjeve në pritje të gjykimit kanë vjetërsi mbi 12 muaj, për rrjedhojë kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit parashikuar nga neni 399/2 të Kodit të Procedurës Civile.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përformancës për vitin 2022 verën se nga 428 ankesa të depozituara pranë këtij institucioni nga qytetarët, 365 të tyre kanë të lidhura kryesisht me çështjen e regjistrimit të pronave, të prokurimit publik, largimeve nga puna, etj.
Ndër të tjera edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thekson se fatura financiare nga shpenzimet për vendimet e formës së prerë për largimet e padrejta nga puna në 3 institucione shtetërore, si: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MAS), Alpetrol dhe KESh janë rreth 3,2 milionë euro.
Konkretisht në Alpetrol shpenzime në vlerën 2,9 milionë euro kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve gjyqësore për largime nga puna të punonjësve në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi, për shpërblime dietash me vlerë më të madhe se kufijtë e lejuar ligjorë, si dhe persona të punësuar mbi strukturën e aprovuar nga Këshilli Mbikëqyrës, të cilat janë konsideruar si efekt financiar negativ.
Në Ministrinë e Arsimit janë krijuar detyrime të prapambetura për periudhën shtator 2020-shtator 2021, në vlerën 109 mijë euro për largime të padrejta nga puna.
Ndërsa KESH sipas raportit të KLSH ka kryer pagesa të vendimeve gjyqësore për zgjidhje të kontratave të punësimit, duke mos zbatuar afatet ligjore të njoftimit dhe pa shkaqe të arsyeshme, me pasojë efekt financiar negativ për vlerën rreth 150 mijë euro. Monitor.al
Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë...
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në filli...
Sot më 15 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91 lekë ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ka bërë ...
Treguesit e punësimit janë përmirësuar më tej gjatë vitit ...
Sot më 14 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë ...
Fitimi i sektorit bankar u rrit edhe për muajin maj dhe re...
Sot më 13 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 lek...
Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022. Si...
Sot më 12 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 4.5% në qershor, n...
Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e ...
Në vitin 2022, rreth 8.3% e popullsisë së BE-së, nuk ishin...
Sot, më 11 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Sot, më 10 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 94.6 le...
Sot, më 7 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.2 lek...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95.5 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u pyet...
Inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Këtë e ka bërë...
Sot, më 5 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 95 lekë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...