Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes mes kompanisë çeke ÇEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.
Zoti Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili u dënua me burg në vitin 2017. Ashtu si dhe më parë, edhe sot ai hodhi poshtë çdo pretendim për implikimin e tij në këtë çështje, duke folur për veprime me sfond politik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen ÇEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes, Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish-presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.
Ish-ministri i Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti, e akuzoi atëherë zotin Meta se kishte ndikuar drejtpërdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të ÇEZ-it. Një përgjim i Prokurorisë, e cila po hetonte Ismailajn që në vitin 2008, zbulonte një komunikim telefonik përmes SMS-ve, që sipas dokumentit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ngrinte dyshime për marrëdhënie parash mes zotit Meta dhe Ismailajt.
Një shkrim i botuar po në atë kohë nga "BIRN", citonte dokumentet e studios ligjore që mbronte interesat e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave "një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes ÇEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish-kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish-zyrtar të ERE-s". Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumente. Por më pas vetë studioja ligjore saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.
Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. "Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015, duke iu drejtuar opozitës.
Në dalje pas 3 orësh qëndrim në Prokurorinë e Posaçme zoti Meta tha se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e ÇEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n: “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të ÇEZ-it, sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen ÇEZ-DIA, sepse kjo ishte një çështje, jo vetëm e ÇEZ-it, por kjo marrëveshje është bërë në kohën që Ilir Meta nuk ishte ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lloj raporti as me ÇEZ-in dhe askënd tjetër”.
Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi i partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro tek inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh ai.
Zoti Meta deklaroi se po harxhohet kohë me një cështje të mbyllur, ndërkohë që sipas tij, dosjet me denoncimet për korrupsion të qeveritarëve atualë janë bërë mal në Prokurorinë e Posaçme./VOA
Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, paralelisht me...
Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtraj...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për një vizitë...
Gazetari Hysni Gurra ka paralajmëruar kryeministrin Ed...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shënjestruar kre...
Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht s...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pje...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sot...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pje...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio, në një kohë që në ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se Lulzim B...
Në Vetting kanë dorë Dorian Duçka dhe Agron Nezaj. Kjo de...
Pas marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta është përgjigjur ...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka qëndruar sot për tri orë n...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 Shk...
Pedagogët kanë braktisur sërish auditoret dhe u janë r...
Pedagogët kanë nisur protestën përpara Universitetit Polit...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ka kujtuar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...