Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot, se hetimet për inceneratorin e Tiranës kishin zbuluar një skemë të pastrimit të mbi 20 milionë eurove, në të cilin rezultojnë të përfshirë disa persona. Për tetë prej tyre ajo ka lëshuar urdhër arreste, të cilat i ishin dërguar për ekzekutim policisë më 12 korrik, por dje, kjo e fundit kishte njoftuar se asnjë prej personave të kërkuar nuk ndodhej në Shqipëri.
Bëhet fjalë për sipërmarrës, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja, drejtuesë të inceneratorit të Tiranës si Denisa Tollkuçi apo dhe ish administratori italian Giuseppe Ciaffaglione, dy hollandezë të lidhur me kompaninë mëmë të shoqërisë që fitoi koncensionin për ndërtimin e impiantit të mbletjeve në kryeqytet Marc Lapat dhe Michael Druijts, si dhe gazetarin e drejtuesin e një kompanie mediatike, Endrit Habilaj. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, nga “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, te “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas Prokurorisë së posaçme, skema e pastrimit të parave "është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme" dhe është realizuar përmes pagesave të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fantazmë të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.
Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhërat e parë të arrestit për inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar si pronarët e vërtetë, si dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako. Të katër ishin përfshirë më herët dhe në rastin e dy inceneratorëve të tjerë.

Hetimet për impiantin e kryeqytetit prekën dhe ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajt, ndaj të cilit u lëshuar urdhër arresti verën e shkuar.Një prej personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhërat e fundit të arrestit, Ilir Dedja, rezulton të jetë mjaft i afërt me të. Me aktivitet biznesi në Zvicër, ai mendohet të ketë dalë garant për qëndrimin e zotit Ahmetaj në këtë shtet, ndërkohë që pak vite më parë kishte punësuar dhe bashkëshorten e tij. Një nga kompanitë e Dedjes, ka marrë qindra mijëra euro pagesa nga kompania e inceneratorit.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë në vijim. Muajt e fundit në pyetje janë marrë, dhe funksionarë të tjerë të lartë shtetërorë që nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi apo dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku./ VOA
Qeveria italiane ka konfirmuar se qendrat e pritjes së...
Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet kritike. Në nj...
Fatmir Xhafaj ka dalë hapur në sulm ndaj SPAK-ut, por ...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështet...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës...
Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furni...
Vendi ynë prej më shumë se 10 ditësh është nën ndikimi...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, tha në Komisionin e Ekono...
Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq punonjësit e ...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e kreut të PD-së, Sali...
Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur në një ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dje në një raportim të t...
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftimin zyrtar për hetim...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në mbledhjen e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...