Sulmet kibernetike/ Majlinda Bregu flet me shifra, paralajmëron rritje të tyre
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...

Ekosistemi i liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po dëmtohet me shpejtësi për shkak të veprimtarisë njerëzore, kryesisht në pjesën shqiptare të liqenit. Një monitorim i realizuar së fundmi nga agjencitë përgjegjëse të mjedisit ka evidentuar shkallën e lartë të ndotjes dhe gjuetisë së jashtëligjshme në këtë liqen.
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 368 km², me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh, përfshirë pelikanin, zogu më i madh në Europë. Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, tha se monitorimi i realizuar së fundmi në pjesën shqiptare të liqenit, ka evidentuar problematika serioze sidomos në gjuetinë e paligjshme, numri i madh të gjuetarëve të palicensuar, ndërtimet e paligjshme në brigjet e liqenit, por edhe derdhjen e ujërave të zeza në zonën e mbrojtur.
“Peshkimi i paligjshëm tashti ka kaluar nga gjeneratorët në gjuetinë me inverter, sidomos në zonën e lokaleve nga Zusi. Vazhdon peshkimi me rrjeta që nuk janë sipas dimensioneve duke dëmtuar numrin e specieve të ndryshme. Peshkimi në dajlan ka blloku plotësisht emigrimin e 14 specieve emigruese”.
Në vitin 2006, pjesa shqiptare e liqenit të Shkodrës është shpallur zonë e mbrojtur Ramsar duke synuar një mbrojtje më të mirë të tij, për shkak të rrezikimit të vlerave të biodiversitetit. Megjithatë, sipas përfaqësueses së organizatës “Wellpoint” pjesa shqiptare e liqenit vazhdimisht ka qenë nën kërcënimin e dëmtimit nga veprimtaria njerëzore.
“Paligjshmëri ka në të gjitha pjesët e liqenit, qoftë në peshkimin e paligjshëm, mbi peshkimin me vendosjen pa kriter të rrjetave të peshkimit, qoftë edhe me numrin e peshkatarëve që peshkojnë për sipërfaqen e peshkueshme të liqenit të Shkodrës. Duhet thjeshte zbatimi i ligjit dhe vënia para përgjegjësisë i të gjithë personave që shkaktojnë krim mjedisor”.
Një numër agjencish shtetërore, siç është agjencia e mbrojtjes se mjedisit, agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati i peshkimit si dhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit, janë përgjegjëse për mbrojtjen e ekosistemit të liqenit. Përveç këtyre, sipas ligjit, liqeni menaxhohet nga organizata e menaxhimit të peshkimit, një organizatë ku janë bashkuar 140 peshkatarë të licencuar. Drejtuesi i kësaj organizate, Arjan Çinari, pranon se ka gjueti të paligjshme, por shton se e vetme, organizata e ka të pamundur t’a ndalojë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i inspektoriatit shtetëror të peshkimit, Alket Lulaj, pohon se nuk kanë mjetet e nevojshme për nje kontroll të plotë të gjuetisë së jashtëligjshme në liqenin e Shkodres.
Për shkak të situatës së krijuar, me nismën e prefekturës, ka nisur këtë fundjavë një operacion për ndërprerjen e gjuetisë së paligjshme në liqenin e Shkodrës, operacion ku marrin pjesë efektivë të policisë, organizata e menaxhimit të peshkimit dhe agjencitë e tjera shtetërore. Por, që në nisje, operacioni duket i dështuar për shkak të pamundësisë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe mungesën e mjeteve dhe forcave.
Për shkak të vlerave, por edhe rëndësisë së tij, si një ndër liqenet më të vjetër të Europës, pas vitit 1994, liqeni i Shkodrës ka përfituar një sërë investimesh nga Banka Botërore dhe qeveritë europiane, investime këto për ngritjen e dy qendrave të menaxhimit të peshkimit në Shirokë e Zogaj, ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të fshatit Shirokë, por edhe financimin e një numri të madh organizatash mjedisore për promovimin dhe mbrojtjen e liqenit. Megjithatë, vit pas viti, ka ardhur duke u shtuar shkalla e dëmtimit të ekosistemit të këtij liqeni në pjesën shqiptare të tij./ VOA
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Verërat shqiptare janë vlerësuar me 12 medalje në pana...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pasi doli informacioni se Irfan Hysebelliu ka foto të Ervi...
Prezantuesja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për ...
Prej tre ditësh një armatë e tërë njerëzish që paguhen nga...
Aktivisti Zirkon Disha, ka komentuar reagimin e armatës së...
Deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji, që tash...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i policisë, ishte lajm...
Që prej 9 gushti Ervis Martinaj, rezulton të jetë zhdukur....
Dhunimi i 2 infermiereve, në Spitalin Pediatrik në Tiranë,...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Ndërsa bëri thirrje për Komisionin Europian për ndihmë...
Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho tha për Euronews Alba...
Irfan Hysenbelliu pasi hodhi në sulm të gjithë armatën e n...
Në media lajm dite tashmë është prishja e disa pishinave p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar ...
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku...
Pishinat e Irfanit vijojnë të mbytin gazetarët. Armata e ...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...