Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë
Shqipëria një vend i vogël, me skandale të mëdha. Si të mo...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani ndau sot një mesazh të vyer nga Ungjilli.
Gjatë predikimit të kësaj të diele , Kryepiskopi tregoi një pjesë të historisë së Apostull dhe Ungjillorit Mateu, që u pendua dhe Zoti ia shpërbleu duke e mbrojtur, falur dhe krishtëruar.
Kryepiskopi u shpreh se Ungjilli i sotëm është një mjekim, ashtu si mjeku për të sëmurin.
Fortlumturia e Tij tha se pendimi i vërtetë për një njeri ndodh atëherë kur fillon të zbatojë urdhërimet e Zotit.
Predikimi i plotë i Kryepiskopit Joan:
Sot festojmë dhe përkujtojmë Ungjillorin dhe Apostullin Mateu. Jeta e tij, si jeta e të gjithë shenjtorëve, është shumë e rëndësishme për gjithësecilin nga ne. Sepse ashtu si ikonat nuk janë thjesht portrete, por janë një dritare për të krijuar një kungim me dimensionin tjetër hyjnor, ashtu dhe jetët e shenjtorëve nuk janë thjesht biografi, po janë një kujtesë për ne dhe është një përjetim së bashku me ta.
Në kuptimin e thellë shpirtëror, çdo gjë që preket nga Shpirti i Shenjtë transformohet. Jetët e tyre u prekën nga Shpirti i Shenjtë dhe u transformuan. E përjetimi ynë nëpërmjet jetëve të tyre mund të ndriçojë edhe zemrat tona.
Historia e jetës së Apostullit Mate është shumë domethënëse. Ai ishte tagrambledhës. Në atë kohë tagrambledhësit ishin nga personat më të urryer në popullin hebraik dhe ishte sinonim i fjalës mëkatar. Vetë Matheu, që shkruan në Ungjill, e përmend disa herë këtë gjë. Nëse dikush nuk i bindet drejtuesit të Kishës, konsiderojeni atë si pagan edhe si tagrambledhës. Dhe Zoti pikërisht thirri këtë. E thirri sepse Zoti shikon diçka tjetër, që nuk e shohim ne.
Brenda çdo njeriu është ikona e Perëndisë. Ndoshta e mbuluar me baltë, errësuar, po mbetet gjithmonë ai thesari i çmuar brenda çdo njeriu. Dhe shenjtorët dinin t'i dallonin këto gjë, e pa dyshim Zoti akoma dhe më shumë. Siç shkruan një shenjt i madh, Shën Joani i Kronshtadit, që ne nuk interesohemi për baltën që është hedhur sipër arit, po mundohemi ta heqim baltën që të gjejmë arin. Ashtu si ata që kërkojnë ar, marrin një shportë të madhe ndoshta me vrima, mbledhin atje rërë, baltë e gjithçka tjetër dhe e kullojnë për të gjetur një copë ari dhe kur gjejnë atë gëzohen shumë. Këtë gjë bën dhe perëndia me ne. Kërkon atë që është brenda nesh, ikonën e tij brenda nesh.
Dhe Matheu, sipas traditës së Kishës, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar, ndoshta në mënyrë të padrejtë, sepse tagrambledhësit në atë kohë ishin të famshëm për mashtrimet dhe për vjedhjet, merrnin më tepër taksa se duhej, i paguanin një pjesë Perandorisë Romake dhe pjesën tjetër e mbanin për vete. Dhe ai e shpërndau të gjithë atyre që ia kishte marrë me të padrejtë, katërfishin e asaj gjëje, sipas ligjit të Moisiut. Dhe pjesën tjetër që mbeti ua ndau të varfërve dhe shkoi mbas Perëndisë.
Dhe ishte dëshmitar i kryqëzimit dhe i Ngjalljes së Zotit dhe i gjithë predikimit të tij, të cilën e ka shkruar me përpikmëri të madhe në çdo detaj të jetës dhe veprimtarisë së Zotit. Tradita thotë që ndenji një kohë të gjatë në Jude dhe Jerusalem, duke predikuar e duke përhapur Ungjillin, dhe aty shkroi dhe Ungjillin e parë. E shkroi në gjuhën aramaike, që shumë shpejt u përkthye në greqisht. Tradita thotë që ishte Shën Jakovi, episkopi i parë i Jerusalemit që e përktheu. Dhe ne mund të shikojmë në librin e tij, qoftë dhe i përkthyer në një gjuhë tjetër, shohim disa gjëra që janë të ngjashme me mentalitetin semitik, gjuhësor, kulturor dhe historik.
Dhe Ungjilli i tij u shkrua për judenjtë fillimisht, për ata banorët që jetonin në Jerusalem, për t'i treguar që Krishti ishte Mesia. Dhe pastaj shkoi dhe predikoi Ungjillin në shumë vende të tjera. Shkoi në Persi, në Partia, në Media dhe në fund fare shkoi në Etiopi.
Në Etiopi, historia thotë që ai bëri mrekulli të shumta. Ktheu dhe një princ që quhej Fulvian dhe e ktheu në krishterim. Por përpara se ai të vendoste dhe të kthehej e të bëhej një i krishterë, pati dyshime shumë të mëdha. Mbasi Shën Matheu i shëroi gruan edhe djalin, që ishin të poseduar nga një demon dhe pasi bëri shumë mrekullira, ai përsëri kishte dyshime shumë të mëdha. Dhe duke parë që populli po kthehej dhe po shkonte drejt Apostullit, u zemërua shumë. E vendosi që ta vriste.
E arrestoi, e lidhën me këmbët dhe me kokën poshtë, vunë një zjarr të madh atje për t'u djegur, që të vdiste nga zjarri dhe nga asfiksia. Por perëndia përsëri bëri disa mrekullira shumë të mëdha. Zjarri nuk e dëmtoi fare. Madje zjarri u përhap duke djegur gjithçka që ishte rrotull tyre. Madje u rrezikua dhe jeta e sundimtarit, e princit të asaj kohe, i cili i thirri që t'i lutej Zotit, Matheu, për ta shpëtuar. E ndonëse ai ishte në atë gjendje poshtë zjarrit, përsëri zemra e tij ishte pastruar nga shpirti i shenjtë dhe nga mësimet e Jezu Krishtit. Dhe jo vetëm që e fali, po iu lut dhe Perëndisë që ta shpëtonte. Dhe perëndia e shpëtoi edhe princin, nuk e la që të digjej. Po në atë kohë Matheu dha frymën e tha: "Në duart tua o Zot, e jap frymën time."
Princi u pendua për çfarë kishte bërë, po përsëri kishte dyshime. E mendonte se mos kishte ndonjë diçka magjike që ky dukej sikur shërohej ose bënte gjëra të tjera, si gjithmonë dyshojnë njerëzit. Ai njeri që dyshon, çfarëdo lloj provash t'i japësh, përsëri do dyshojë. Jepi prova pafund, përsëri do të dyshojë. Se një njeri që ka besim, nuk ka nevojë për prova të shumta, sepse besimi i jep atij siguri.
Dhe urdhëroi që trupi i tij të vendosej në një arkivol hekuri e të hidhej në det. Duke menduar, duke thënë, nëse ky është me gjithë mend një njeri i Perëndisë, Perëndia do gjejë një mënyrë që ta shpëtojë dhe nga uji. Dhe mbas dy ditësh, Shën Matheu iu shfaq Peshkopit, Platonit, në atë kohë në Etiopi, duke i urdhëruar që së bashku me priftërinjtë të dilnin në një vend të caktuar që ia tregoi, dhe atje arkivoli kishte dalë.
Kur pa princi këtë, u pendua akoma dhe më shumë. U pendua dhe çfarë kishte bërë dhe u lut që shenjti t'ia falte për gjithçka tjetër. Dhe Platoni e pagëzoi. Dhe historia thotë që ky jo vetëm që u kthye dhe u bë i krishterë dhe u bë prift, po kur ndërroi jetë Platoni, ky u bë dhe peshkopi i saj. Dhe është një shenjt i Kishës sot. Shën Fulviani, ndonëse ia ndërroi emrin në pagëzim, e vuri Mateu, në nderim të Shenjtit të Madh, i cili kishte bërë mrekullira dhe kishte përhapur Ungjillin në Etiopi.
Po do të doja të daleshin në dy-tre pika shumë të rëndësishme të jetës së tij. Ai ishte publikan, tagrambledhës. Ishte një mëkatar në sytë e judejve. Romanët i urrenin tagrambledhësit sepse ishin hebrenj. Hebrenjtë i urrenin sepse bashkëpunonin me romanët. E këta ishin njerëz të përjashtuar nga jeta sociale. Siç thashë pak dhe më parë, ishin sinonim i fjalës mëkatar. E megjithatë kur farisenjtë kritikuan Zotin, ku i thanë nxënësve që, "Përse mësuesi juaj rri me mëkatarët?"
Dhe Zoti u përgjigj e tha këto fjalë: "Të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjekun. Të sëmurët kanë nevojë për mjekun." Dhe Kisha nuk është një gjykatë, sepse shpeshherë shumë njerëz dhe brenda Kishës gjykojnë të gjithë njerëzit që janë jashtë. Ne nuk jemi gjykatë. Kisha është një spital.
Dhe kam dëgjuar shpeshherë që më thonë për ndonjërin, "Pse e pranoni atë në kishë? Ai është mëkatar." Është njësoj si të thuhet, thotë një njeri në spital, "Pse e pranoni këtë sepse ai është i sëmurë?" Po spitali pikërisht për të sëmurët është. Edhe Kisha pikërisht për këtë gjë është. Sepse Ungjilli është një mjekim, dhe mjekimi është për të sëmurët. Prandaj dhe Zoti thotë që të sëmurët kanë nevojë për mjekun. Dhe "nuk erdha të thërras të drejtët", thotë, "po të thërras mëkatarët në pendim".
Të gjithë ne jemi mëkatarë. Dikush më shumë e dikush më pak. E të gjithë ne kemi nevojë të pendohemi. Dhe Zoti i dhimbshur pranon çdo njeri që vjen, nëse pendohet sinqerisht. Dhe historia e Matheut është dhe një thirrje për gjithsecilin nga ne, për të vazhduar pendimin. Sepse sado që të shenjtërohemi, përsëri mbetet diçka që duhet pastruar. Në krahasim me Zotin, të gjithë ne nuk jemi të pastër.
Shenjtorë shumë të mëdhenj, kur kanë pasur vizione të dimensionit hyjnor, çfarë kanë thënë? Çfarë tha Pjetri kur pa që personi i Jezu Krishtit është perëndia? I tha: "Largohu prej meje Zot, sepse jam mëkatar." Çfarë tha profeti Isaia kur pa Fronin e të Lartit dhe Mbretin e Lavdisë? Tha: "Mjerë unë", thotë, "një njeri me buzë të ndyra, pashë mbretin e lavdisë."
Kur shenjtorë e profetë kaq të mëdhenj thënë këto fjalë, çfarë fjalësh duhet të themi ne? Ne nuk i themi këto fjalë se jetojmë në errësirë e nuk ndriçohemi nga drita. Nëse do të ndriçoheshim nga drita e Perëndisë dhe nga prania e tij, do kuptojmë mijëra e mijëra njolla brenda shpirtit tonë e do kuptojmë që jemi mëkatarë e do kërkojmë që të pendohemi. Dhe pendimi i vërtetë është kur fillojmë zbatojmë urdhërimet e Zotit.
Po të njëjtën gjë thonte edhe Shën Joan Gojarti. Një herë në një predikim në kishë, iu tha njerëzve që ishin në kishë: "Nëse dikush nga ju mendon se është i drejtë, le të dalë jashtë nga kisha. Unë s'kam ungjill për të drejtët." Gjë që do të thotë ungjilli është një mjekim, dhe mjekimi është për të sëmurët. Duke thënë këto fjalë, ai po citonte fjalët e Zotit. I thotë: "Të sëmurët kanë nevojë për mjekun e të sëmurët kanë nevojë për mjekimin." E nëse ne kemi nevojë për Ungjillin, pikërisht sepse jemi të sëmurë. E kemi nevojë për mësimin e Zotit sepse ai është një mjekim, nuk është një dënim.
Çdo gjë që Zoti na thotë ne mos ta bëjmë, mos vidh, mos vrit e shumë mos të tjera, nuk janë për të na dëmtuar ne, po janë për të na mbrojtur. Sepse ato gjëra na shkatërrojnë vetë ne. Një njeri që jeton në errësirë, shkatërron veten e tij e shkatërron dhe njerëzit që janë rrotull.
Prandaj duhet ta kemi gjithmonë parasysh që kisha është një spital. E gjithkush që punon në Kishë dhe i është dhënë një detyrë për të shërbyer, duhet të kuptojë që është në një spital e nuk është për të gjykuar njerëzit rrotull, po është për t'i ndihmuar. Një mjek, sa qesharake do të dukej për shembull, që një mjek të grindet me pacientët, "Pse jeni sëmurë? E pse keni ardhur në spital?" Po pikërisht, kanë ardhur në spital se janë sëmurë. Dhe mjeku është pikërisht për të sëmurët, nuk është për të shëndetshmit. E njëjta gjë ndodh edhe në kishë. Në jetën shpirtërore, të gjithë ne jemi të sëmurë e kemi nevojë për mjekimin.
Dhe Ungjilli i sotëm na i kujton pikërisht këtë gjë, që Zoti erdhi për të ngritur ata që ishin të rënë, për të shëruar ata që ishin të sëmurë, e për të ndriçuar ata që ishin në errësirë. Prandaj dhe Shën Joan Gojarti thotë me zë të madh shpeshherë në fjalimet e tij të mrekullueshme, thotë: "Mos të dëshpërohet asnjë që jeton në ves. Zoti erdhi për ta thirrur dhe atë. Dhe asnjë që jeton në virtyt të mos flejë, sepse nëse do e kapi plogështia, mund ta humbasi virtytin."
Prandaj dhe Ungjilli i sotëm është një thirrje për gjithsecilin nga ne. Duke lexuar jetët e shenjtorëve, ne duhet t'i imitojmë ata. Shenjtorët nuk kanë nevojë që t'i admirojmë, kanë nevojë që t'i imitojmë. Ata u modeluan duke imituar Krishtin, e ne duhet të modelohemi duke lexuar jetën e tyre e duke praktikuar atë në jetën tonë të përditshme.
Le t'i lutemi Shenjtit të Madh, që të lutet para Perëndisë, që Perëndia të na japë Hirin e Madh të pendimit, dhe hiri i pendimit është ai që sjell përulësinë e sjell shërimin tonë. E duke u shëruar vetë, padyshim që ne kemi mundësi të ndihmojmë dhe njerëzit që janë rrotull nesh. Amin!/CNA
Shqipëria një vend i vogël, me skandale të mëdha. Si të mo...
Deputetja Ina Zhupa ka bërë një denoncim nga Saranda. Depu...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi këtë të diel ka sjellë nj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë u preza...
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndeshjen ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvillua...
Partia Demokratike do të protestojë të hënën para kryemini...
Në katin e dytë të Panairit të Librit gjendet standa e sht...
Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu ka ndarë mbrëmjen e sotme...
Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja në një ...
Aktorja e njohur Elia Zaharia vjen në edicionin e 28-të të...
Ai njihet për penën e tij të mprehtë, një satirë që godet ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha ësht...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahi...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aks...
Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe ...
Një protestë për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillohet më ...
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të shpallë të paligjs...
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka reaguar në lidhje ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...