Aksident në Vlorë/ Një person i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aks...

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka botuar librat “Shtrirja e Bektashizmit në Shqipëri -Vëllimi I dhe II”. Këto dy botime që hedhin dritë mbi historinë, shtrirjen dhe rolin shpirtëror të Bektashizmit në trojet shqiptare u prezantuan nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në kuadër të Panairit të Librit 2025.
Të pranishëm në këtë aktivitet prezantues të dy botimeve ishin ishin drejtues të “Panairi i Librit-2025”, përfaqësues institucionesh shtetërore e fetare, studiues, miq të dijes dhe dashamirës të kulturës bektashiane. Këto dy vëllime përfaqësojnë një vepër të thellë kërkimore dhe shpirtërore, të realizuar me qëllimin për të dokumentuar historikun e teqeve, tyrbeve, personaliteteve dhe rrugëtimit shekullor të Bektashizmit në hapësirën shqiptare.
Në aktivitet mbajti fjalën vetë Baba Mondi, ku u shpreh se rëndësia dhe thelbi i këtyre botimeve është se, në çdo vend ku është ngritur dhe ngrihet një teqe, aty ngrihet një vatër drite e paqeje. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve tha gjithashtu se këto libra janë jo vetëm dëshmi historike, por edhe thirrje për reflektim shpirtëror.
“Të nderuar përfaqësues të institucioneve fetare e shtetërore, të dashur studiues, besimtarë, miq e dashamirës të dijes. Me paqe dhe dashuri ju përshëndes në këtë ditë të bekuar, ku fjala e shkruar na bashkon në emër të dijes, shpirtit dhe trashëgimisë sonë të përbashkët.
Është një kënaqësi e veçantë që sot, në këtë Panair të Librit, paraqesim dy vepra të rëndësishme për historinë dhe identitetin tonë shpirtëror: “Shtrirja e Bektashizmit në Shqipëri – Vëllimi I dhe II”.
Këto dy vëllime janë frut i një pune kërkimore, shpirtërore dhe historike, që synon të pasqyrojë me përkushtim udhën e shtrirjes së Bektashizmit në trojet shqiptare. Ato sjellin dritë mbi rolin e teqeve, tyrbeve dhe figurave të shquara bektashiane në ruajtjen e besimit, kulturës, identitetit kombëtar dhe në përhapjen e vlerave të dashurisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Rëndësia e thelbi i këtyre botimeve është se, në çdo vend ku është ngritur dhe ngrihet një teqe, aty ngrihet një vatër drite e paqeje.
Bektashizmi ka qenë dhe mbetet një urë shpirtërore që lidh njerëzit me Zotin dhe me njëri-tjetrin, nëpërmjet udhës së shenjtë të njeriut të mirë, të drejtë dhe të ndershëm. Në çdo kohë, mësimet e bektashinjve kanë ndriçuar zemrat e njerëzve me devotshmëri, paqe dhe vëllazëri universale.
Këto libra janë jo vetëm dëshmi historike, por edhe thirrje për reflektim shpirtëror. Përmes faqeve të tyre, lexuesi udhëton nëpër qindra vite përvoje, përkushtimi dhe shërbimi ndaj Zotit dhe kombit, duke parë se si Bektashizmi ka qenë pjesë e gjallë e jetës shqiptare në çdo cep të këtij vendi që prej shekullit XIII–XIV.
Në këtë Panair, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre veprave: studiuesit, bashkëpunëtorët, botuesit dhe të gjithë miqtë që ndajnë me ne të njëjtin mision – të ruajmë dhe të përcjellim vlerat shpirtërore e njerëzore që na bashkojnë.
Le të jenë këto botime një udhërrëfyes për brezat e sotëm e të ardhshëm, një dëshmi e gjallë se feja, dija dhe dashuria janë tri shtylla që mbajnë lart njeriun dhe kombin. Në frymën e Zotit, në paqe e dashuri, ju përgëzoj dhe ju uroj lexim të frytshëm! Paçim dritë, paqe e dashuri në çdo zemër!”, u shpreh Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. /CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aks...
Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe ...
Një protestë për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillohet më ...
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të shpallë të paligjs...
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka reaguar në lidhje ...
CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe ...
Kanë kaluar plot 90 ditë nga mashtrimi publik i Erion Ve...
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvillu...
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka zhvilluar ditën e sot...
Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bas...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Dosja e “21 janarit”...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi disa të informacione të rej...
Gazetarja Klodiana Lala ndau këtë të premte detaje të tjer...
Gazetari Andi Bushati i ftuar në Syri Tv ka folur për sist...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me anë të një deklarate, ...
Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit di...
Java e dytë e nëntorit e ka gjetur plot ngjyra vjeshte zon...
Kryebashkiakja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, që...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Majli...
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është ma...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...