web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

16 Nëntor 2025, 14:14, Aktualitet CNA

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Shqipëria një vend i vogël, me skandale të mëdha. Si të mos mjaftonin aferat dhe korrupsioni, emërimet dhe shkarkimet janë një tjetër skandal që nxin Shqipërinë.

Në tetor të 2025, me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Roland Kristo, si zëvendëministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në fakt ky më shumë se sa një shkarkim në radhë, është një skandal, pasi Roland Kristo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë detyrës së tij.

Kristo ka qenë përgjegjës i peshkimit, duke e shtyrë përpara sektorin e peshkimit dhe shënuar arritje pas arritjesh, duke mbajtur dhe postin e kryetarit të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit të Mesdheut. Pasi mbaroi katërvjeçarin e parë, Brukseli propozoi dhe insistoi që ta mbante dhe katër vjet të tjera por e mbylli këtë cikël.

Pas tre vjetëve, në Malaga të Spanjës, ku Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun zhvillonte sesionin e 48-të, Kristo kërkoi dorëheqjen për arsye shëndetësore, përpara ministrit spanjoll të peshkimit dhe përpara gjithë anëtarëve të Mesdheut dhe të Këshillit të Europës.

Ai u surprizua nga anëtarët e këtij komisioni të cilët në gjuhën shqipe shkruan “Faleminderit Roland”.

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun e ka nderuar me mirënjohje Roland Kriston për shërbimin dhe angazhimin e tij si Kryetar 2018-2025, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe duke mbështetur progresin e qëndrueshëm drejt qëllimeve të përbashkëta.

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Por çfarë ndodh?

Një figurë e tillë, e vlerësuar dhe e nderuar nga Europa hidhet në rrugë nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Pritej që me ardhjen e ministrit të ri të kishte dhe një vizion të ri por mesa duket ka një mentalitet edhe më të vjetër.

Një zëvendësministër që vlerësohet dhe dekorohet, hiqet dhe zëvendësohet me çdolloj partiaku, militanti, injoranti apo shërbëtori që i ruan gardhin dhe i lëpin karrigen ministrit ndërsa njerëz të tillë profesionistë hidhen në rrugë.

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Jo vetëm paradoks por është e dhimbshme se si në vendin tonë duhan të hedhin në kosh të plehrave njerëz të tillë me kontribute dhe profesionistë të vërtetë, nga ata që e shtyjnë vendin përpara dhe jo që qëndron pas karriges së ministrit për një copë “post”.

Profesionistë të tillë si Roland Kristo merren, rriten në karrierë, trajnohen, vlerësohen, profesionalizohen, dhe më pas, në një moment të caktuar, vjen një ministër tragjikomik, që do t'i hedhë në kosh të plehrave për interesa të tij, pasi do dikë që t'i ruajë karrigen.

Por qytetaria dhe profesionalizmi nuk hidhen dot nga të paaftët.

Në lidhje me këtë skandal ka reaguar dhe sipërmarrësi dhe biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka bërtitur me të madhe poshtërimin që i kanë bërë profesor Roland Kristos, biologut të njohur, shkencëtarit të rrallë i cili u vlerësua dhe u respektua nga ministri spanjoll i Bujqësisë, Luis Planas dhe Komisioni Mesdhetar i Peshkimit, ndërsa u kthye në Shqipëri u flak në rrugë brenda ditës.

Skandali/ Europa i dekoron, ne i hedhim në rrugë

Luca thekson se nga zëvëndësministër i Bujqësisë, Roland Kristo u la pa punë duke ia poshtëruar karrierën. 22 vjet dha kontribute madhore në peshkimin shqiptar dhe mesdhetar, por administrata e re ia shumëzoi me zero...

“Jam sot këtu të ulëras e të bërtas nga poshtërimi që i kanë bërë profesor Roland Kristos. Biologu i njohur, shkencëtari i rrallë z.Kristo, para dy ditësh vlerësohet e respektohet nga ministri spanjoll i bujqësisë dhe nga Komisioni Mesdhetar i Peshkimit, ndërsa u kthye në Shqipëri u flak në rrugë brenda ditës. Nga zëvëndësministër i Bujqësisë, u la pa punë duke ia poshtëruar karrierën. 22 vjet dha kontribute madhore në peshkimin shqiptar dhe mesdhetar, por administrata e re ia shumëzoi me zero...

Roland Kristo i duhet Shqipërisë, sepse është simbol i njeriut të ndershëm që dashuria për punë i është kthyer në oksigjenin e jetës!”, ka deklaruar sipërmarrësi Gjergj Luca./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga