
Genc Gjokutaj, një nga avokatët që përfaqësoi ish-kryeministrin Sali Berisha në gjykatë, në deklaratë për mediat tregoi arsyen se pse është larguar nga seanca gjyqësore e mbajtur ditën e sotme.
Ai thotë se kërkuan që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por kjo kërkesë u refuzua.
Kjo ishte dhe arsyeja e largimit të tyre nga seanca.
"U paraqitëm sot në seancë, siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dhe për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio dhe gjyqësor. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance. Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme", tha Gjokutaj.
Pavarësisht largimit të avokatëve seanca ka vijuar dhe ish-kryeministrit do t’i caktohet avokat shteti.
Berisha ka deklaruar për mediat se do të paraqitet në SPAK, nëse hiqet masa antiligjore ndaj tij "detyrim paraqitje".
Berisha dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.
SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.
Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro./ CNA
Gazetarja Afrovita Hysenaj, e cila u kërcënua pasi bëri pu...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në GJKKO...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Pas mbledhjes së kryesisë ish-kryeministri Sali Berisha ka...
Akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendosj...
Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje, kreut ...
Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar sërish të paraqi...
Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mi...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), ...
26-vjeçarja, e cila u drogua dhe u dhunua seksualisht ...
SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit, b...
Avokatja Vjollca Pustina ka habitur me një deklaratë t...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u diskutua marrëveshja pë...
Shtyhet deri më 15 nëntor afati i Censit të popullsisë dhe...
Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestrimin e 13.750 m2 t...
Të mërkurën IKMT dhe IMT e Bashkisë Shkodër, me mbësht...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, gjatë një komuni...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në një konferencë pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...