“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në të gjithë gjatësinë e tij, ndërsa po vijon puna për detajet e tjera që janë pjesë e kësaj vepre.
Janë fazat e fundit të punimeve për të nisur më pas hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për vendosjen e sistemit elektromekanik dhe sistemin e ndriçimit. Po ashtu, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën nga afër punimet në këtë vepër, e cila parashikohet të jetë gati dhe e hapur për qarkullimin e automjeteve në nisje të sezonit turistik veror të këtij viti.
“Jemi në aktivitetet e fundit sa u takon punimeve në tubin kryesor. Është gati për të filluar punimet e asfaltit. Ndriçimi është në proces, në fillim të tunelit ka përfunduar. Pajisjet e aspirimit janë të montuara. Jemi besimplotë që afatet do të kapen. Punimet po ecin shumë mirë. Pika kritike nuk kemi. Pajisjet i kemi të gjitha në kantier dhe janë gati për t’u montuar”, sqaroi Gjyli.
Ministrja Balluku teksa theksoi se ka një angazhim maksimal për të përfunduar të gjitha punimet brenda afatit të parashikuar, në mënyrë që kjo vepër, e cila shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, të jetë në dispozicion të qytetarëve. Balluku tha se pas përfundimit të sezonit veror, kur ulet edhe fluksi i lëvizjes drejt bregdetit, në tunel do të rinisin punimet deri në përfundimin e plotë të veprës.
“Tuneli i Llogarasë do të hapet për akses të automjeteve, sigurisht me disa kushte sigurie, pasi do të na duhet që ne të vazhdojmë punën në tetor. Kur të mbarojë fluksi do të mbyllet sërish, ashtu siç kemi bërë dhe me Orikum-Dukat, ashtu siç kemi bërë edhe me bypass-in e Vlorës, pra që ne i disponojmë për kalim gjatë verës, por i mbyllim në tetor për t’ju dhënë mundësi që të përfundojnë të gjitha detajet, sidomos edhe ato të parametrave brenda tunelit të emergjencës”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tunelit.
“Deri në tetor do të funksionojnë normalisht, do të kemi disa kufizime për sa i përket shpejtësisë apo gjithçka tjetër. Policia do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, në hyrje dhe dalje të tunelit. Këtë vit nuk do të aplikohet pagesa e tunelit pasi duhet të përfundojë i gjithë kantieri dhe parashikohet që të vazhdojë në vitet në vazhdim. Aplikimi i tarifës do të jetë pas vitit 2025 kur të dorëzohet ky si tunel i plotë bashkë me tunelin e emergjencës. Këtë vit do të jetë i aksesueshëm nën monitorimin e Policisë Rrugore, por me parametrat e plotë të sigurisë”, u shpreh Balluku.
Në tunelin e Llogarasë po punohet me tri turne, ku krahas tunelit po punohet edhe për rrugët lidhëse të kësaj vepre./CNA
Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), nuk ka q...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim nga S...
Prokuroria e Tiranës ende nuk ka përfunduar hetimet pë...
Avokati i Popullit ka nxjerrë shifrat e vitit 2023, ku bën...
Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Universite...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kroçera “...
Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të ...
Pas më shumë se 1 ore është mbyllur protesta e nëntë para ...
Në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, Ad...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Që prej orës 11:00 ka nisur protesta para Bashkisë së Tira...
Tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit...
Sot para Bashkisë Tiranë po zhvillohet protesta e nëntë. Q...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës s...
Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), nuk ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Sot do të zhvillohet protesta e nëntë para Bashkisë së Tir...
Këtë të martë do të mbahet protesta e nëntë para Bashkisë ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...