Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gazetarja Ola Xama nëpërmjet shifrave të INSTAT ka bërë një panoramë të betonizimit të Tiranës.
Sipas saj, ndërtimet e shumta në Tiranë, më shumë sesa qytetarëve po u shërbejnë disa lobeve që duan të bëjnë para shpejt dhe në disa të tjerë që nuk kanë interes të fitojnë, por të pastrojnë atë që kanë fituar me biznese të jashtëligjshme.
“Ndërtimet pa kriter dhe nga kompani fantazmë kanë pushtuar vitet e fundit qytetin. Sot Tirana ka hyrë në gropën e madhe të betonit dhe duket se më shumë sesa qytetarëve, po u shërben disa lobeve që ndahen në ca që duan të bëjnë para shpejt dhe në ca të tjerë që nuk kanë interes të fitojnë, por të pastrojnë atë që kanë fituar me biznese të jashtëligjshme”, analizon Xama.
Sipas saj, janë dy të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave rrëzojnë propagandën që po bën së fundi bashkia duke thënë se lejet po jepen në propocion me rritjen e popullsisë së kryeqytetit. Në fakt nuk është kështu.
“Sipas INSTAT-it, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për vitet 2017-2021 është 1671 për një total prej 5.7 milion metra katrorë sipërfaqe. Nga këto, më shumë se gjysma (53%), janë dhënë për ndërtesa rezidenciale. Pra, janë dhënë leje për t’u ndërtuar 3 milion metra katorë pallate dhe vila. Nëse e pjestojmë këtë shifër me 100 metra katorë që është hapësira mesatare që jeton një familje, i bie që të jenë ndërtuar 30 mijë apartamente.
Nga ana tjetër progresioni i rritjes së popullsisë së Tiranës sipas të dhënave zyrtare në këto vite është 43 mijë banorë, e cila nëse pjestohet me 3 që është numri mesatar i antarëve të një familje, rezulton se kërkesa për apartamente sikur të gjithë të ardhurit të jenë të interesuar për shtëpi, nuk është më shumë se 15 mijë apartamente. Atëherë përse po na dalin gjysmat e banesave tepër, madje dhe me çmime shumë të larta?
Përgjigjja logjike është se një pjesë e ndërtuesve nuk ka interes t’i shesë këto shtëpi, por të ndërtojë dhe të mbajë çmime të larta, pasi sa më i lartë fitimi i deklaruar, aq më e lartë dhe vlera e parave që pastron”, shkruan më tej Xama.
Duke mbetur te propaganda e bashkisë, përveç të dhënave zyrtare, Xama u referohet edhe të dhënave jozyrtare.
“Dy të dhëna të tjera jo-zyrtare rrëzojnë po ashtu deformimin që po i bën kësaj çështje propaganda e bashkisë: ndërtimet e kateve pa leje të kullave dhe pallatet e papërfunduara.
Po të llogaritim edhe sipërfaqet e ndërtuara pa leje, atëherë sa del numri i apartamenteve të ndërtuara në Tiranë në raport me popullsinë? 30 mijë banesa sa raportohet nga të dhënat e INSTAT apo 40 mijë? Po disa kulla përse janë lënë përgjysëm? Nëse paska kërkesë kaq të lartë, përse në zonat më të mira po mbeten pallatet papërfunduar? Përse nuk paguajnë blerësit apo të financojnë bankat?
E vërteta është se stoku i kredisë për ndërtimin në fund të vitit 2021 ishte 483 milion euro, me një rritje nga viti 2017 prej vetëm 147 milion euro. Nga ana tjetër vlera e lejeve të ndërtimit për rezidenca banimi në këto vite është 900 milion euro. Cili është burimi i 753 milion eurove?
Ka ardhur koha që si në të gjithë vendet e zhvilluara, edhe Shqipëria të ketë një ligj me kritere të forta për dhënien e lejeve. Duhet që leja e ndërtimit të kushtëzohet me patjen e 30 deri në 50% të financimit, në varësi të madhësisë së projektit (ky rregull nuk vlen për banesat individuale).
Kjo do të mbrojë qytetarët që porositin shtëpitë që t’iu mbarojnë në kohë, do të mbrojë ekonominë nga paratë e pista që hyjnë në këtë sektor, pasi në momentin që do të jetë vlera në bankë apo projektin do e financojë banka me kredi, nuk do të ketë hapësira për depërtimin e tyre, do të sjellë në treg firma serioze që kanë qëllim cilësinë dhe jo biznes tjetër, do të frenojë valën e betonit dhe stabilizojë çmimet e këtij tregu”, përfundon analizën gazetarja Xama./CNA.al
“Epiteti 'i degjeneruar' është i tejkaluar, por është prog...
Situata në Partinë Demokratike dhe “lufta” në Gjykatë ...
Sizmologu Damiano Koxhaj ka folur mbrëmjen e sotme për...
Një debat është regjistruar mbrëmjen e sotme mes juris...
Mbas lëkundjeve të tërmetit mbrëmë, 15 Janar 2023, me...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King...
Analisti Andi Bushati është shprehur se kryeministri Edi R...
“Stop” u ndal në Voskopojë të Korçës, aty ku ndërthuret ar...
Ministria e Mbrojtjes ka bënë një thirrje për bashkitë...
Studiuesi, Aurel Plasari ka reaguar pas takimit që zhvillo...
Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj...
Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta ...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasador...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave në ...
Zhaklin Lekatari është një nga opinionistet e edicioni...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë K...
Tensione janë regjistruar paik minuta më parë në Kuvend. ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Dy drejtues të policisë së Devollit janë pezulluar nga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...