Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Mbas lëkundjeve të tërmetit mbrëmë, 15 Janar 2023, me epiqendër në Klos të Matit, por që lëkundjet u ndien edhe në Tirane dhe bile deri në Durrës, mediat jepnin për një kohë të gjatë mbas mesnate turmat jashtë pallateve dhe automjetet e shumta në të gjitha rrugët e Tiranës me familjet brenda nga frika e përsëritjes së tërmetit.
Edhe pse sizmiologu Rrapo Ormeni e shpjegoi shkencërisht tërmetin dhe tha se tërmetet janë diçka e zakonshme për vendin tonë dhe se nuk ka asgjë për tu shqetesuar e për panik, edhe në këtë rast, përsëri frika ishte e madhe dhe vazhdoi gjatë...
Përpara se të mendosh për tërmetin sigurohu nëpërmjet ekspertëve se kollonat e hekur-betonit të pallatit tënd shumëkatësh janë të llogaritura për tërmetet mbi 8 ballë.
Nëse je në shtëpi përdhese apo në shtëpi dykatëshe, kontrollo here pas here trarët se mos janë kalbur dhe muret se mos janë gati të çahen!
Mos u frikëso dhe mos i frikëso të tjerët, kujdesu për ta, jepu kurajo: Shyqyr me kaq!
Harroje frikën dhe tërmetin, megjithëse tërmetet më pas lëkundjet e gjata janë bashkudhëtare të jetës sonë në këtë planet që rrotullohet pa pushim. Ne nuk mund t’i parashikojmë kur do të ndodhin, sepse nuk e dimë se si veprojnë pllakat tektonike me njëra-tjetren në thellësi, por duhet të marrim masat dhe të mos rrojmë me frikë për vete dhe për të tjerët!
Tërmetet janë shoqërues të përhershëm të planetit në çdo pjesë të tij, por ato janë të shpeshta në zona e breza të caktuara, të studiuara e konturuara nga gjeologët dhe sezmiologët.
Shqipëria nuk është në “unazën e zjarrtë të tërmeteve”, që rrethon brigjet e Paqësorit. Por ne, së bashku me Italinë përballë dhe Greqinë në jug, jemi në kufirin e pllakave tektonike të Afrikës (Mikropllaka Adria) në Detin Adriatik dhe Pllakës Euro-Aziatike, kufiri perëndimor i të cilës konsiderohet ai i ofioliteve në zonën tektonike Mirdita. Ky pozicion, mendoj se është shkaku që edhe pse nuk jemi në unazën e zjarrtë kemi shumë tërmete, aq shumë sa pothuajse notojmë mbi lëkundje të vazhdueshme të tërmeteve.
Gjeologët dhe sizmiologët Eduard Sulstarova, Siasi Kociaj, Betim Muço, Shyqyri Aliaj, Rrapo Ormeni dhe specialist të tjerë në Institutin e Gjeoshkencave, kanë publikuar shumë artikuj shkencorë, duke ndërtuar edhe hartën e rreziqeve sizmike, bile dhe probabilitetin e ndodhjes së tërmeteve në territorin e Shqipërisë.
Tërmetet lidhen me thyerjet tektonike në përgjithësi dhe me thyerjet e thella në veçanti. Thyerjet e thella që janë formuar në zonën tektonike Jonike, janë pothuajse paralel kontaktit të pllakës afrikane (Adria), kontakt, i cili vjen nga jugu nga ishujt grekë (Hellenic Trench) del në sipërfaqe në Qafë të Llogarasë dhe vazhdon në thellësi në veri deri poshtë Shkodrës në thellesi, ku kthen drejtimin drejt veriperëndimit. Sa më afër këtij kontakti aq më të shpeshta dhe të fuqishme janë tërmetet. Epiqendrat e tyre kanë thellësi të madhe mbi 10 kilometra...
Tërmete të fuqishme mund të ndodhin edhe përgjatë thyerjes së thellë tërthore: Vlorë-Dumre-Elbasan- Didër-Shkup.
Në shumicën dërrmuese të rasteve tërmetet janë të lidhur me nyjet tektonike, aty ku kryqëzohen thyerjet tektonike nga drejtime te ndryshme. Të tilla nyje tektonike në zonen Jonike kemi dalluar: Nyjen tektonike Palasa-Dukat, 2. Mursi-Çifliku, 3. Krongj-Bistrica-Delvina, 4. Zhulat-Kardhiq-Picar, 5. Luzat-Bencë, 6. Bashaj-Matogjini, 7 Dumrea, 8. Leskoviku ku mbyllen zonat tektonike Kruja, Krasta dhe Mirdita, 9. Elbasani ku ndërpritet thyerja tërthore Vlore-Dumre-Dibër me thyerjen gjatësore JL-VP., 10. Nyja tektonike e Shkodrës.
Pak më ndryshe qëndron problem me tërmetet dhe thyerjet tektonike në zonën tektonike të Mirditës, dhe të Korabit, të cilat janë pjesë e pllakës Euro-Aziatike.
Studimet e shumta të gjeologëve shqiptarë kanë vërtetuar se thyerjet tektonike në keto zona, kanë karakter mbulësor, të cekët dhe me pjerrësi të butë.
Nyjet tektonike të dalluara në këtë zonë janë si më poshtë: 1. Fierza; 2. Bardhoc Gjegjan; 3. Fushë-Arrëz; 4. Zerqan-Valikardh; 5. Bizë-Zdrajç; që është vendosur në tërthoren sizmiogjenike Vlorë-Dumre-Elbasan-Dibër; 6. Topoja; 7. Helmes-Shtikë; 8. Lekoviku, e përmendur edhe në zonën Jonike; 9. Kurbneshi 10; Shkodra, e përmendur edhe te Zona Jonike…
Në zonat e brendshme Mirdita dhe Korabi tërmetet mund të jenë të shpeshta, por ata përgjithësisht janë të cekët me më fuqi të dobët. Kjo duket edhe në rastin e tërmeteve të ndodhura gjatë dy viteve të fundit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Konkretisht:
Tërmeti 15 Maj 2022 me epiqendër në lindje të Tiranës, 3.2 ballë, 3 kilometër thellësi.
Tërmeti i Pukës më 15 Janar 2022, 4.7 ballë, epiqendra në thellësi 2 kilometër.
Tërmeti më 1 Janar 2023, në verilindje të Bulqizës 2.7 ballë,
Datë 7 Mars 2022, dy lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës me 4 ballë.
Në Korçë, më 26 Dhjetor 2022, 11 kilometra larg qytetit, 2.6 ballë, epiqendra 1 kilometër thellësi.
Tërmetet e ditëve të fundit në nyjen e Klosit, që po vazhdojnë më paslëkundje të gjata gjithashtu janë të ulëta dhe me thellësi të vogël të epiqendrës.
Pra, duket se tërmetet në zonat e brendshme Mirdita dhe Korab lidhen me thyerje dhe nyje tektonike të cekëta, nuk janë të fuqishëm, janë të cekët dhe jo shumë të rrezikshëm.
Në lindje të Klosit kalon thyerja mbulesore e masivit ultrabazik të Bulqizës mbi gropën e Burrelit, ndërsa në jug, në fshatin Gurabardhë kalon thyerja gjatësore e gëlqerorëve të Malit me Gropa, duke e ngjeshur zonën e Klosit dhe fshatrat për rreth midis valëve sizmike që vijnë nga thellësia.
Tërmeti të tremb me befasinë e tij, që duhet të kalojë shpejt dhe të kalohet në jetën normale, pa e kujtuar dhe përfytyruar me atë!
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King...
Analisti Andi Bushati është shprehur se kryeministri Edi R...
“Stop” u ndal në Voskopojë të Korçës, aty ku ndërthuret ar...
Ministria e Mbrojtjes ka bënë një thirrje për bashkitë...
Studiuesi, Aurel Plasari ka reaguar pas takimit që zhvillo...
Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj...
Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta ...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasador...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave në ...
Zhaklin Lekatari është një nga opinionistet e edicioni...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë K...
Tensione janë regjistruar paik minuta më parë në Kuvend. ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Dy drejtues të policisë së Devollit janë pezulluar nga...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur në lidhje m...
Miliarderi Ilir Meta, shfaqet i varfër sa herë që del ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur gati për p...
Fation Veizaj ka dhënë dorëheqjen si deputet i Partisë Dem...
Vetëm pak orë para nisjes së sesionit paralamentar për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...