Sulmohet sistemi i IT së Kuvendit të Shqipërisë
CNA ka mësuar se është sulmuar sistemi i IT-së së Kuvendit...

Ylli Manjani, njeriu që ka kapërcyer disa herë "ylberin", që nga ish-zyrtar i Fatos Nanos, u bë me LSI-në, më pas u kthye te PS-ja, dhe më pas sërish te LSI, për të kaluar te Sali Berisha dhe më pas te Rama, ndërsa së fundi ka përfunduar ushtar i Veliajt, është tërbuar në rrjetet sociale se i kanë renditur faktet se si e ka krijuar karrierën e tij politike dhe që e nxjerrin blof sa herë mashtron publikisht nëpër emisione.
Manjani, i njohur si avokat i “krimit”, në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale ka degjeneruar me fjalorin.
Por sado që Manjani të tentojë të luajë rolin e të indinjuarit, duhet të kuptojë se njerëzit nuk janë budallenj.
E dinë karrierën e tij që dje shante Edi Ramën dhe sot i lëpihet Erion Veliajt.
Ndaj ndjekësit që reagojnë të jenë etikë dhe të mos i përgjigjen gjuhës së tij kur ai shan në mënyrë rrugaçërore si në postimin e tij të fundit.
"Edhe njëherë po ua përsëris, nuk jam unë ai që ka ndryshuar mendimin kritik mbi drejtësinë dhe mungesën e proçesit të rregullt.
Kam nja 10 vite e kusur që them të njëjtat gjëra. Për arrestin e ekzagjeruar me burg, për proçese të parregullta e akuza të sforcuara. E kam bërë këtë sepse menyra ime e të menduarit është si e një avokati, pra kritike.
Nuk po llogaris këtu vitet e kontributit tim direkt në politikë dhe detyra publike, ku edhe atje kam menduar e jam shprehur si avokat jo si militant.
Nëse të kesh mendim kritik e ta artikulosh atë të bën avokat të krimit, ashtu qofsha! Unë avokat jam dhe avokat kam qenë edhe kur se kam ushtruar profesionin aktivisht. Nëse tezat dhe kritikat e mia quhen krim, atëhere jam dhe avokat i këtij "krimi".
Por unë nuk heq dorë prej tyre sepse i besoj ato. I artikuloj gjithmonë, ka apo jo rast konkret.
Ata që keni ndryshuar jeni ju që më gjykoni mua sipas interesit tuaj militant.
Kur tezat e deklarimet e mia publike u kanë shkuar për shtat na lavdëronit deri në neveri. Kur të njëjtat teza e deklarata i pëlqejnë kundërshtarit tuaj, u dukem "i shitur" dhe që kam ndryshuar!!!
Kontrolloni veten, pash hatrin e zotit e mos na neverisni pafund se s'ua kam borxh!
Jeni ju që ndryshoni në këto gjëra, jo unë! Ndryshoni sipas tifozllëkut politik idiot.
Imuniteti, arresti, akuzat me kallëzime politike, kontrollet e përgjimet kuturu, përhapja e të dhënave hetimore në media, gjyqet popullore etj, etj,etj, janë teza që i kam artikukuar gjithmonë. Njësoj. Me të njëjtin ton. Modestisht si unë askush tjetër, për nga konsistenca e deteminizmi.
Si për Berishën ashtu edhe për Ballukun. Njësoj edhe për të gjithë të tjerët. Për rastin Beleri jam shpallur konsensualisht armik i kombit... hahahahaha.. Në fakt jam armik i kombit patr-idiot.
Por e kam bërë këtë gjë edhe për raste rutinë që skanë akses në media, sepse ato janë prova publike e tezave të mia kritike të artikuluara.
Nuk u pëlqen, ose u pëlqen juve sipas interesit militant, është punë për ju. Për ndryshimet tuaja (hormonale politike) nuk u kam unë asnjë borxh.
Kurse sharësve, e dinë vetë ata...
Ku ti kenë!
Bye!", shkruan Manjani. / CNA
CNA ka mësuar se është sulmuar sistemi i IT-së së Kuvendit...
Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 20 vite burg dy të pande...
Ylli Manjani njihet gjerësisht si protagonist i polemikave...
Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar në lidhje me vendimin e tu...
Gaz Bardhi është hedhur në sulm pas vendimit të PS-së për ...
Sokol Sadushi po përdor Gjykatën e Lartë si një instrument...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas turpit të...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, njeriu që nuk...
I njohur si gazetar i familjes Veliaj, Mero Baze, në rreth...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është paraqitur sot në GJKKO k...
Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do ...
Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve...
Në Shkodër u zhvillua mbledhja e strukturave të Partisë De...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shpre...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka f...
Avokati i krimit, Ylli Manjani që mbron bandat dhe grupet ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur mbrëmj...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një bised...
Më 8 mars 2026, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Ti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...