web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Te Parlamenti, deputetët kërkonin vrimën e miut"/ Protestuesi: Protesta nuk e njeh Ramën

7 Korrik 2026, 21:21, Aktualitet CNA

"Te Parlamenti, deputetët kërkonin vrimën e miut"/

Prej më shumë se një ore protestuesit po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë në ditën e 38 të protestës.

Njëri prej të pranishmëve, në fjalën e mbajtur tha se nuk ndodhen në shesh për lëmodshë nga Rama apo Berisha, por për t’u thënë atyre të largohen.

Protestuesit duke u ndalur te protesta e 2 korrikut përpara Parlamentit, tha se deputetët e të dyja kaheve nuk dinin ku të fshiheshin.

Më tej në fjalën e mbajtur, qytetari tha se protesta nuk njeh asnjë nga ata persona si deputetë dhe as Ramën si kryeministër.

Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë zhdukuni e largohuni! U izoluan deputetët atë ditë te parlamenti kur të gjithë u gjuajtën me vezë dhe kërkonin vrimën e miut, si deputetët e Edit si të Saliut. Kjo protestë nuk i njeh ata si deputetë dhe nuk e njeh Edi Ramën si kryeministër”, tha protestuesi./CNA





Lajmet e fundit nga