web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mungon lidhja direkte”/ Çela: Para kujt përgjigjet për performancën e tij një anëtar i KLP-së?

7 Korrik 2026, 12:05, Aktualitet CNA

Në Komisionin për Nismat Qytetare po shqyrtohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025”.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, e cilësoi si një problematikë madhore zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai tha se sot nga KLP është përjashtuar ndërhyrja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë, për shkak të pavarësisë së institucionit.

Nga ana tjetër Çela tha se ka dyshime nëse kjo ka sjellë efikasitetin e duhur për mënyrën si funksionojnë Këshillet sot. Sipas tij, kjo çështje duhet të rishikohet.  

“Ajo që shikoj si problem madhor është çfarë ndodh me zgjedhjen e një anëtari të KLP-së, në sistemin e sotëm në mënyrën si zgjidhet. Vjen përmes një aplikimi, shërben 5 vjet dhe largohet. Para kujt përgjigjet individualisht për performancën e tij ky anëtar. Mungon lidhja direkte. Ne sot nga KLP kemi përjashtuar prokurorin e përgjithshëm, i cili mban përgjegjësi për mënyrën si funksionon sistemi, ministrin e Drejtësisë që koordinon ndërveprimin e sistemit, në emër të pavarësisë. Por a ka dhënë kjo zgjidhje dhe efikasitetin e duhur për mënyrën se si funksionojnë Këshillet sot. Unë kam dyshimet e mia dhe mendoj se është një çështje që duhet të rishikohet”, tha Çela. /CNA





Lajmet e fundit nga