web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat në vend/ Alimehmeti: Zgjedhjet tregojnë se çfarë prodhoi

6 Korrik 2026, 15:33, Aktualitet CNA

Protestat në vend/ Alimehmeti: Zgjedhjet tregojnë se çfarë

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në një dalje televizive ka folur për protestat në vend.

Alimehmeti tha se e vetmja zgjidhje dhe për të parë se çfarë prodhoi kjo protestë janë zgjedhjet e parakohshme.

Mjeku tha se kërkesa që i bashkon të gjithë është dorëheqja e Ramës dhe janë më afër objektivit se ditën e parë.

Këshilltari i PD-së tha se Rama duhet të largohet.

 

 

“Vazhdoj të mendoj që nëse duan ta provojnë se ku jemi me këtë lloj mesazhi, çfarë prodhoi, kjo s’bëhet dot ndryshe përveçse me një palë zgjedhje. Nuk analizojmë dot sloganet, slogane ka pasur edhe PD në protestat e veta, apo çdo parti tjetër. Kërkesa që i bashkon të gjitha rrymat në protestë është dorëheqja e Edi Ramës. Kam parë një pankartë që ishte më domethënësja: 'Bashkë derisa dorëheqja të na ndajë'. Edi Rama duhet të largohet, në këtë emërues të përbashkët janë të gjitha forcat aty, dhe është rezistencë e madhe. Janë më afër objektivit sesa nga dita që e nisën”, tha Alimehmeti.





Lajmet e fundit nga