web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Populli në shesh, Rama shton luksin në zyrën e tij"/ Këlliçi publikon fotot

6 Korrik 2026, 12:19, Aktualitet CNA

"Populli në shesh, Rama shton luksin në zyrën e tij"/

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur në një postim në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama “po shton luksin në zyrën e tij”, ndërkohë që në shesh protestohet kundër tij.

Ndërsa ka publikuar disa foto, nga punimet që, sipas tij, po bëhen në ambientet e kryeministrisë, Këlliçi thotë se kjo është “përgjigjja” e Ramës për protestat.

Ai shton se këto punime të cilat i cilëson si luksoze kushtojnë qindra mijëra euro. Deputeti shprehet se Rama nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrë.

Postimi i plotë: 

Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, ndërkohë Edi Rama shton luksin në zyrën e tij

Në mes të sharjeve e damkosjeve për të rinjtë që kanë mbushur sheshet, herën e fundit Edi Rama tha se disa kërkesa po i dëgjonte e po i mbante shënim. Arsyeja kryesore që janë ngritur njerëzit në protestë është korrupsioni dhe arroganca, trajtimi i buxhetit dhe i pasurive të vendit si të ishin pronë private e Edi Ramës.

Arsyeja kryesore pse sheshet janë në revoltë është varfëria e pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të shfrenuar të qeveritarëve.

Dhe ja si i përgjigjet Edi Rama kësaj kërkese. Punimet në foto po bëhen në hollin e Kryeministrisë dhe vlerësohet se janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë qindra mijë euro. Ndërkohë që protestohet prej 36 ditësh para zyrës së tij, autokrati fokusin e ka tek luksi personal!

Shihni pra diferencën mes fjalëve dhe veprave të një autokrati të korruptuar.

Pasi me taksat e qytetarëve ndërtoi një kopsht privat që kushtoi mbi 4 milionë euro, për t'u çlodhur, tani Edi Rama po shpenzon dhe ca qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!!

Ai nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e shqetësimet e tyre të përditshme. Ai nuk do t’ia dijë se në spital mungojnë shtretërit dhe ilaçet.

Ai është i përqendruar vetëm tek privilegjet dhe shpenzimet faraonike.

Edi Rama nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë. Ai po përbuz shqiptarët në çdo moment të ekzistencës si Kryeministër. /CNA





Lajmet e fundit nga