I përkisnin një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës/ Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, është paraqitur ditën e sotme në Gykatën e Posaçme, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen “Partizani”. Ndërkohë janë zbardhur edhe pjesë nga dëshmia e ish-ministrit përpara togave të zezave.
Ai është shprehur gjatë fjalës së tij se gjatë kohës që ai ishte ministër i Mbrojtjes, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe se administrohej nga persona privatë.
Oketa u shpreh se klubi nuk ishte një vend i veçantë për ministrinë për shkak se nuk mund të përdorej nga institucioni.
Ndër të tjera shtoi se për herë të parë kjo çështje i ka ardhur në zyrë, si praktikë që prona ishte e pronarëve me dokumente të rregullta dhe me pagesë të kryer.
Pjesë nga dëshmia:
SPAK: Kur keni qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh keni pasur?
Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas kam marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.
SPAK: Çfarë ishte klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?
Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.
SPAK: Në kohën kur ishit ministër i Mbrojtjes, keni nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin?
Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër Sporti. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej nga Ministria e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare si një institucion kulturor, nuk e bën godina, por puna.
SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?
Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.
Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor që flet për pronat dhe ende sot nuk kemi një inventar të pronave. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët kishin dokumente të shtetit në lidhje me këtë çështje. E theksoj edhe një herë, nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.
SPAK: A keni pasur përfaqësues të ministrisë kur është bërë vlerësimi?
Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, jam i gatshëm t’i dal për zot.
Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë persona personel civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur për shumë delegime kompetencash, mund t’i shikoni në dokumente.
SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?
Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë. /CNA
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka përkujtuar viktimat e...
Qyteti i Durrësit nderoi këtë të hënë festën e mbrojtësit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për ç...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur paraditen e s...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësis...
Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga ...
Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Dro...
Prej më shumë se një ore, protestuesit vijojnë marshimin n...
Në ditën e 36 të protestës nuk kanë munguar as pankartat p...
Protestuesit për rreth dy orë kanë mbajtur fjalimet e tyre...
Asambleja e OSBE-së ka miratuar propozimin për organizimin...
Në ditën e 36 të protestës, njëri prej të pranishmëve në f...
Në fjalimet e sotme përpara Kryeministrisë, njëra nga folë...
Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre në ditën e 36 të p...
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” ...
Mbrojtja Civile ka bërë një përditësim të situatës nga zja...
Protestuesit e arrestuar në protestën e 2 korrikur përpara...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për protestuesi...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Europa Jugore po përjeton ditë të vështira për shkak të zj...
Kina ka njoftuar se një nga nëndetëset e saj ka testuar me...
Kanë nisur zyrtarisht ceremonitë e lamtumirës për ish-Udhë...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...