web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mbështesim çdo aktivitet që është në përputhje me BE-në"/ Ambasadori gjerman flet për protestat në Tiranë

6 Korrik 2026, 11:17, Aktualitet CNA

"Mbështesim çdo aktivitet që është në

Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Borovës, ndërsa ka dhënë dhe një deklaratë për mediat nga Kolonja.

Bergner tha se sot shënohen 83 vjet nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë nga ushtria gjermane.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ambasadori u shpreh se mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa ka shtuar se vlerëson dhe ata që kërkojnë zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.

“Ky është një moment shumë i dhimbshëm për ambasadën gjermane sepse sot ne jemi këtu për të nderuar viktimat e masakrës gjermane që u bë nga ushtria gjermane në 6 korrik 1943. Është 83-vjetori nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe kjo është e dhimbshme për mua pasi ndaj dhimbjen e popullsisë këtu, për familjet që jetojnë dhe që u prekën nga fakti se nuk mundën t’i shohin gjyshërit, xhaxhallarët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj. Është e dhimbshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndodhur në emër të popullit gjerman, por këtu në këtë vend ne duam të shohim përpara, të kujtojmë emrat e atyre që u vranë, por gjithashtu duhet të nxjerrim edhe mësime. Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten.

Në raste të tjera ne themi kurrë më, ndaj ky është rasti kur themi si ngjarje të tilla të mos përsëriten më dhe kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e Bashkimit Europian. Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit, sidomos në pjesën teknike, por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit. Do të doja të thoja që ky është një moment që duhet të shërbejë për të mësuar nga e shkuara, për të memorizuar, për të nderuar viktimat dhe ndarë dhimbjen me familjet dhe për të parë përpara”, tha ambasadori.

Bergner u pyet gjithashtu edhe për protestat në Shqipëri dhe incidentet e ndodhura në tubime.

“Kam thënë se çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE-në dhe protestat e dhunshme sigurisht që nuk janë në përputhje me të dhe se kush duhet fajësuar për këtë etj., është ende një diskutim në vazhdim. Janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e Bashkimit Europian ashtu siç i shohim ne", u shpreh Bergner. /CNA





Lajmet e fundit nga