web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Njerëz të krimit dhe shërbëtorë të Rama-Berisha”/ Galdini nxjerr videon: Të njëjtët mbajnë mikrofonin e Flamingove

5 Korrik 2026, 14:34, Aktualitet CNA

“Njerëz të krimit dhe shërbëtorë të

Analisti Arian Galdini ka postuar në rrjetet e tij sociale një video të personit, që sipas tij bashkë me persona të tjerë e ka sulmuar në gusht të 2022.

Galdini ka ngritur akuza se këta persona janë "njerëz të krimit dhe shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha".

Gjithashtu shprehet se janë po ashtu të njëjtët që mbajnë fjalime në protestën që zhvillohet prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Ky “trimi” me shokët e tij “fuksa” e llumsa të Regjimit janë ata që më gjakosën mua në 19 gusht 2022…

Këta bënë edhe përgjakjen time edhe organizuan e strukturuan Grupin e Llumit që më pas u përdor nga Regjimi Rama - Berisha - Veliaj - Meta, për të hedhur baltë mbi mua në 26 dhjetor 2022, në Fiks Fare, Top Channel…

Qenkërka ky me shoqninë e tij të “fuksave” që qenkërkan edhe “trimat e mikrofonit të Flamingove në Sheshin e Revolucionit”…

Të njëjtët njerëz më gjakosën në 19 gusht 2022.

Të njëjtët njerëz më baltosën në 26 dhjetor 2022 në Fiks Fare.

Të njëjtët njerëz u strehuan më vonë në Partinë e Profilaktik Lapajt…

Të njëjtët njerëz sot flasin e mbajnë mikrofonin e fjalimet në Revolucionin e Flamingove…

Edhe njerëz të krimit, edhe bota e zezë e krimit, edhe shërbëtorë të Rama - Berisha, edhe gjakosës e baltosës të Arian Galdinit, edhe Flamingo…

Ka mbetur vetëm Zani Çaushi pa dalë në shesh si Flamingo, para se të dalë vetë Doktori…  /CNA





Lajmet e fundit nga