"Mbrëmë u përsërit shkurti i '91"/ Berisha: I organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagi...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njoftuan se presidenti Donald Trump zhvilloi biseda të ndara me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës mbeten në ngërç, me Kievin dhe Moskën që vazhdojnë të jenë të bllokuar për çështje kyç.
Bisedat u zhvilluan më 4 korrik, në ditën kur Shtetet e Bashkuara shënuan 250-vjetorin e pavarësisë së tyre.
Megjithëse nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këto biseda, si Zelensky ashtu edhe këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vladimir Putin, Yury Ushakov, thanë se Trump mbetet i gatshëm të vazhdojë përpjekjet e tij ndërmjetësuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë thellë në vitin e saj të pestë.
"Ekziston një mundësi reale për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Amerikës është vendimtare", shkroi Zelensky në rrjetin social X, pas asaj që e përshkroi si një bisedë "shumë të mirë" me Trumpin.
Zelensky tha gjithashtu se e kishte informuar presidentin amerikan për zhvillimet më të fundit në fushëbetejë në Ukrainë dhe njoftoi se të dy udhëheqësit ranë dakord t'i "vazhdojnë diskutimet" për një zgjidhje të mundshme të konfliktit gjatë samitit të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara.
Në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar fushatën e sulmeve me rreze të mesme dhe të gjatë, duke shkaktuar mungesa të karburantit në mbarë Rusinë, gjë që ka detyruar të paktën 17 rajone të vendosin kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës.
Më 4 korrik, dronët ukrainas goditën terminalin e naftës në Shën Petersburg – një qendër e rëndësishme e furnizimit me karburant në Detin Baltik – si dhe infrastrukturën portuale aty pranë.
Autoritetet ruse thanë se mbrojtja ajrore e zmbrapsi sulmin dhe raportuan vetëm dëme të vogla, ndërsa Ukraina tha se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën strategjike energjetike.
Me mungesat e karburantit që po nxisin pakënaqësi te qytetarët rusë, të cilët deri tani kishin qenë kryesisht të paprekur nga lufta e plotë e vendit të tyre kundër Ukrainës, Kremlini është përpjekur gjithnjë e më shumë ta zhvendosë vëmendjen te ato që i paraqet si suksese në fushëbetejë.
Sipas Ushakovit, gjatë bisedës "90-minutëshe", Putini i paraqiti Trumpit versionin e tij për zhvillimet në front, duke e informuar presidentin amerikan për ofensivën tokësore ruse në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Një ditë para bisedave me Trumpin, Rusia dhe Ukraina bënë pretendime kundërthënëse për zhvillimet në front, me Moskën që këmbënguli se kishte marrë nën kontroll qytetin kyç të rajonit, Kostyantynivka, ndërsa Kievi e hodhi poshtë këtë pretendim.
Trumpi "edhe një herë konfirmoi gatishmërinë e tij për të punuar drejt përfundimit të shpejtë të luftimeve dhe gjetjes së zgjidhjeve për tejkalimin e krizës", tha Ushakov pas bisedës së Putinit me presidentin amerikan.
Megjithatë, ai shtoi se Putini i tha Trumpit se Moska vazhdon të kërkojë "një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjen themelore të Rusisë".
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Kievi dhe Moska vazhdojnë të jenë larg njëri-tjetrit sa u përket kushteve për negociata.
Gjatë vitit 2026, ndërsa Uashingtoni është përqendruar në luftën me Iranin, ka pasur gjithashtu pak përparim drejt uljes së intensitetit të luftimeve.
Kremlini ka vazhduar të mbajë qëndrim të ashpër dhe nuk ka ofruar asnjë kompromis lidhur me kërkesën e tij për kontroll të plotë mbi Donbasin, që përfshin rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës./REL
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Kryeministri i Donald Tusk ka deklaruar se Polonia po përg...
Kompania e makinave elektrike Tesla ka shënuar një perform...
Në një përpjekje të paprecedentë në historinë e kërkimit h...
Një zjarr i madh shpërtheu sot pranë destinacionit turisti...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungonte në ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njof...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...