web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot caktohet masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar/ Protestë para Gjykatës, thirrje: Lironi çunat

5 Korrik 2026, 09:29, Aktualitet CNA
Sot caktohet masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar/
Pamje nga protesta e 2 korrikut

Një grup qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme para Gjykatës Penale të Tiranës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë për 21 protestuesit që u arrestuan të martën e 2 korrikut në tubimin para Parlamentit.

Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri për lirimin e tyre. “Lironi çunat”, “Nuk jeni vetëm”, janë thirrjet e qytetarëve.

Ndërkohë në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Komisariati nr.3, ku po mbahen një pjesë e protestuesve të arrestuar para Kuvendit, u regjistruan tensione dhe trazira.

Situata nisi të përshkallëzohej kur protestuesit thyen xhamat e godinës së policisë. Në këtë moment policia ka ndërhyrë me makinën që hedh ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët u larguan nga zona pas mesnatës. /CNA





Lajmet e fundit nga