web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës/ ARRSH njofton: Do të kryhet një shpërthim i kontrolluar

6 Korrik 2026, 08:42, Aktualitet CNA

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës/ ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.

Përmes një njoftimi ARRSH ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Këto shpërthime bëhen në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se p rocesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve. /CNA





Lajmet e fundit nga