web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapen regjistrimet në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta/ Ja kur përfundon afati

6 Korrik 2026, 12:08, Aktualitet CNA

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se ditën e sotme, 6 korrik, janë hapur regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në platformën e-Albania.

Bëhet me dije se sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda këtij afati të përcaktuar.

Hapen regjistrimet në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta/

Procesi zhvillohet tërësisht online, sipas ministrisë, për të lehtësuar procedurat dhe për të shmangur paraqitjen fizike në institucionet arsimore.

Për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme regjistrimet do të jenë të hapura deri më 11 shtator. Kurse nxënësit që dëshirojnë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale, kanë afat datën 30 shtator përmes portalit eAlbania. /CNA





Lajmet e fundit nga