"Mos u lodhni kot me sharje në internet se veç shëndet na sjellin"/ Luca u përgjigjet kritikëve
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...

Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, dy prej tyre të akuzuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa i treti për “Moskallëzim të krimit”.
Sipas organit të akuzës, të pandehurit me iniciale R.L. dhe E.V. akuzohen se, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen me iniciale Y.Sh., ndërsa K.D. akuzohet për moskallëzim të krimit.
Hetimet e zhvilluara kanë zbuluar se Y.Sh. ushtronte prostitucion, ndërsa bashkëjetuesi i saj, R.L., ishte në dijeni dhe përfitonte para nga ajo.
Sipas deklarimeve të viktimës, klientët i siguroheshin nga E.V., pronari i lokalit të natës, ku ajo ishte e punësuar si balerinë. Vetë R.L. ka pranuar gjatë hetimeve se, për shkak të vështirësive ekonomike, e kishte nxitur bashkëjetuesen të ofronte shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe, në raste të ndryshme, e kishte ndihmuar edhe në gjetjen e klientëve.
Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, E.V. ka bashkëpunuar duke punësuar Y.Sh. si balerinë në lokalin e tij, rol që, sipas akuzës, shërbente si mbulesë për shfrytëzimin e saj seksual me klientët e klubit, me qëllim përfitimin ekonomik.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit R.L., E.V. për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal, si dhe shtetasin K.D., i akuzuar për ‘Moskallëzim të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan.
Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit R.L., dhe E.V., me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion. Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V., i cili ishte pronar i lokalit të natës “Star”, ku ishte e punësuar si balerinë.
I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ata kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.
I pandehuri R.L., në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke i siguruar klientët bashkëjetueses së tij për të kryer veprën penale, duke marrë përfitime materiale nga kjo veprimtari, duke përcaktuar vendin ku do ushtronte prostitucionin viktima e veprës penale si dhe duke përcaktuar çmimin që do paguanin klientët për përfitimet seksuale që do të përfitonin nga viktima. Ndërsa i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi. /CNA
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Parti...
Në konferencën për mediat, ministri i Shtetit për Pushteti...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvil...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncu...
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me bu...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur në një po...
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se ditën e sotme, 6...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, është paraqitur d...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka përkujtuar viktimat e...
Qyteti i Durrësit nderoi këtë të hënë festën e mbrojtësit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për ç...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur paraditen e s...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësis...
Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga ...
Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Dro...
Prej më shumë se një ore, protestuesit vijojnë marshimin n...
Në ditën e 36 të protestës nuk kanë munguar as pankartat p...
Protestuesit për rreth dy orë kanë mbajtur fjalimet e tyre...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...