web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“FIFA, institucion i korruptuar”/ Spaho: Sheiku Gianni Infantino duhet të qërohet

7 Korrik 2026, 07:31, Aktualitet CNA
“FIFA, institucion i korruptuar”/ Spaho: Sheiku Gianni Infantino
Edmond Spaho

Nënkryetar dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka shpërthyer ndaj institucionit të FIFA-s duke e quajtur atë të korruptuar, pas arbitrimit skandaloz të takimit Meksikë-Angli, që sipas tij kishte objektiv largimin e Anglisë nga Botërori.

Spaho thekson se pas skandaleve të njëpasnjëshme, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino duhet të largohet për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar futbollit.

“Për të gjithë ata karafilë që ironizuan, shanë, rikujtuan "tradhëtinë" që i paskam bërë PD dhe protestës së flamingove, u tallën që pasi e ndrita në politikë i qenkam kthyer futbollit, duke harruar që për tre vjet kam qenë President i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa mbrëmë reagova ndaj arbitrimit skandaloz të takimit Meksikë-Angli, që qartazi kishte objektiv largimin e Anglisë nga Botërori.

FIFA delenxheshë dhe pa karakter, e kryesuar nga eunuku Gianni Infantino, i kërkon ndjesë Anglisë, pas pilafit, se nxjerrja me karton të kuq e Jarred Quansah dhe penalltia dhënë kundër Harry Kane kanë qenë gabime të arbitrit.

Po sikur Anglia të ishte eliminuar sa do vlente kërkimi i faljes?

Përse mbahet si shef i arbitrave në FIFA Pierluigi Collina kur përzgjedh për takime kaq të rëndësishme arbitra të dorës së dytë e të tretë? Të paktën ai të kishte dhënë dorëheqje me kaq shumë skandale arbitrimi në këtë Botëror.

Collina nuk jep dorëheqje sepse merr urdhëra nga Giani Infantino.

Sot e gjithë bota e futbollit dënoi vendimin e FIFA për anullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan Balogun duke e akuzuar FIFA për shkatërrimin e integritetit të lojës së futbollit dhe ndërhyrje të politikës në të.

Po kështu, pas pilafit, FIFA paska urdhëruar një hetim për arbitrin Jalal Jayed për anullimin e golit të Gjermanisë në ndeshjen me Paraguajin. Kujt i vlen kjo sot? Mirë arbitri anonim u çmend, po VARI varin ku ishte, përse e thirri arbitrin?

Po eleminimi i turpshëm i Kroacisë, po goli i Iranit?

Peshku qelbet nga koka.

FIFA është një institucion tërësisht i korruptuar. Besoj është e qartë se i pari që duhet të qerohet për dëmet që po i shkakton futbollit, është sheiku Gianni Infantino”, shkruan Spaho./ CNA





Lajmet e fundit nga