web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikacaku Veliaj nuk shkon në gjykatë

7 Korrik 2026, 11:05, Aktualitet CNA

Frikacaku Veliaj nuk shkon në gjykatë

Ka nisur në GJKKO seanca e radhës për kryebashkiakun e arrestuar me 13 akuza të rënda, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehurit e tjerë.

Erion Veliaj nuk ka dalë nga skenari dhe nuk ka shkuar në seancë. Prej rreth një viti, përdor skema të ndryshme për të zvarritur proceset gjyqësore pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat në gjykatë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka kërkuar 63 ditë shtyrje të procesit pas lindjes së fëmijës. Sipas raportimeve, është shprehur se dëshiron të jetë vetë prezente në seancat gjyqësore dhe nuk do të autorizojë avokatët për ta bërë mbrojtjen e saj.

Mbi Erion Veliajn rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Ndërsa ndaj Ajola Xoxës rëndojnë 12 akuza, korrupsion, pastrimi i produkteve të veprës penale, modeklarim i pasurisë dhe fshehje e pasurisë./CNA





Lajmet e fundit nga