web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO "shuplakë" Xoxës, i rrëzon kërkesën: Raporti i lindjes nuk është paaftësi për punë

7 Korrik 2026, 12:05, Aktualitet CNA

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për të shtyrë me 63 ditë seancat gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore pas lindjes.

Gjykata e Posaçme është shprehur se raporti i lindjes nuk është paaftësi për punë.

Në lidhje me kërkesën e Xoxës, prokurorët e SPAK-ut në seancë u shprehën se e pandehura Ajola Xoxa nuk është paraqitur në asnjë seancë që nga shtatori.

“Jemi në kushtet kur e pandehura kërkon të jetë e pranishme në seancë, por ky shqyrtim gjyqësor ka nisur që në shtator dhe e pandehura nuk është paraqitur në asnjë seancë”.

Prokuroria e Posaçme argumentoi se nëse gjykata e çmon të arsyeshme, atëherë duhet të ndajë çështjen e Xoxës nga të pandehurit e tjerë./ CNA





Lajmet e fundit nga