web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aritmetika që konfirmon krizën e Ramës!

7 Korrik 2026, 11:44, Aktualitet CNA

Aritmetika që konfirmon krizën e Ramës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të japë një perceptim të rremë mbi mbështetjen që gëzon në opinionin publik.

Sipas Këlliçit, publikimi i fotografive nga koncerte, plazhe apo aktivitete të tjera publike, ku qytetarët nuk marrin pjesë në protesta, është një përpjekje e kryeministrit për të lënë të kuptohet se ata janë në mbështetje të tij.

Deputeti demokrat deklaron se kjo, sipas tij, dëshmon ndikimin që protesta ka pasur ndaj qeverisë, duke argumentuar se kryeministri është detyruar të merret me numrin e pjesëmarrësve dhe mbështetjen popullore.

Këlliçi ka theksuar se ndaj protestuesve janë ushtruar presione, fushata denigruese dhe forma të tjera intimidimi.

Ai shtoi se në një demokraci është vota ajo që përcakton mbështetjen qytetare dhe i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Aritmetika që konfirmon krizën e Ramës!

Edi Rama ka nisur të numërojë njerëz kudo ku ata shohin ndeshje, apo shkojnë në koncerte, a shtrihen buzë detit, i fotografon e i nxjerr si dëshmi që ka edhe shqiptarë që nuk janë në protestë. Duke lënë të kuptohe se këta, janë me të.

Një tentativë qesharake dhe e përgenjështruar vazhdimisht, pasi edhe në kulmin e festave të tyre, të rinjtë kanë thirrur në kor: Rama jepe dorëheqjen.

Këto marifete që bën kryeministri tregojnë në fakt madhështinë e protestës që sot është në ditën e 38.

Bashkimi i njerëzve në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, prej ditës së parë e ka detyruar Edi Ramën t’u shkojë atyre nga pas. Me poshtërsi, me spiunime, me damkosje, me shantazhe, me fushata agresive kundër tyre, një shtet i tërë është mobilizuar për të shuar këtë lëvizje. Dhe nuk ja dalin dot!

Futja e Edi Ramës në betejën e shifrave është një nga arritjet e mëdha të sheshit. Ishte ai që nuk e vinte në diskutim mbështetjen popullore. Por tani zë e kalkulon kudo, nxjerr me foto ngado njerëz që janë në punën e tyre.

Askush nuk tha se jeta nuk vazhdon. Vetëm Edi Rama mendon se çdo gjë ndalon nëse ikën ai. Po pikërisht, duke u marrë me numrat, me shifrat, ai po e çon debatin aty ku protesta synon. Tek vota.

Në demokraci është vota ajo që numërohet.

Meqënëse autokrati i korruptuar nuk ka përgjegjësi, moral dhe etikë për t’u larguar nga skandalet, nga dështimit, nga aferat dhe lidhjet me krimin, atëherë le ta bëjë të paktën me numra.

Meqë ka nisur t’ shënojë ata që s’janë kundër tij, të japë dorëheqjen, të krijohet mundësia për qeveri teknike e kujdestare që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Pa shantazh, pa kërcënime, pa patronazhim, pa blerje vote.

Dhe aty do të dalë aritmetika që po aplikon këto ditë në mënyrë diabolike!”, shkruan Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga