web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Aleks Pepën

7 Korrik 2026, 14:03, Aktualitet CNA

I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën, i dënuar më herët për grabitjen e 990 mijë eurove në Rinas.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtarja Saida Dollani. Masa arrest në burg është lënë në fuqi edhe për shtetasin Ilir Lazri.

Ndërkohë Aleks Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa, akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në Shqipëri, përmes vëllait tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë pastruar miliona euro.

Njoftimi i Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 07.07.2026, disponoi për çështjen penale nr. 26 akti, datë 29.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve A.P (alias Sh.P) dhe I.L: “Ankim kundër vendimit nr. 41, datë 06.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

1. Marrjen në pyetje të personave të arrestuar A.P (alias Sh.P) dhe I.L, të arrestuar në zbatim të vendimit Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasve nën hetim A.P (alias Sh.P) dhe I.L.”, si vijon:

1-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A. (alias Sh.) P.

2-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin I.L. /CNA





Lajmet e fundit nga