web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“The Albanian Files”/ Berisha: Akuza më e rëndë ndaj Ramës, dëshmon se nuk i njeh ligjet

7 Korrik 2026, 12:24, Aktualitet CNA

“The Albanian Files”/ Berisha: Akuza më e rëndë ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha e nisi fjalën e tij me librin “The Albanian Files”, që, sipas tij, është akuza më e rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ky libër tregon se Rama nuk njeh ligje kombëtare e ndërkombëtare. Kryedemokrati vijoi më tej me akuzat ndaj kryeministrit Rama ku tha se zonat më panoramike po ua jep trafikantëve.

“Libri i kuq ‘Albanian Files’, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama u fakton shqiptarëve dhe botës se e konsideron Shqipërinë një çiflig të tij, e para. E dyta, se këtë çiflig ua ka dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës, organizatave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare. Libri i kuq ‘Dosja shqiptare’ është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri apo presidenti republike, ndaj një diktatori të çdo lloj diktature qoftë ai, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare.

Se për këtë njeri, njëlloj si për sulltanët e shekujve më parë, që kishin ligj themelor të perandorisë së tyre tokën, ajrin dhe ujin, si pronë e perandorit, ato u jepen me 'leasing' qytetarëve për mirëqenie. Edhe për Edi Ramën, zonat më panoramike të brigjeve të deteve dhe liqeneve të Shqipërisë, të kodrave dhe maleve të vendit, janë pronë e tij, që u jepen për zhvillim trafikantëve kriminelë të urryer.

Dëshmitë janë flagrante. Ju i keni parë se si në jug, banorët në brigjet e vendit po shpërngulen pothuaj manum militari, po emigrojnë dhe po largohen nga kriminelë trafikantë të egër, që u shkojnë me strajca, me thasë me para, ua blejnë tokat dhe i nisin nga trojet e tyre. Një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve nuk ka mbajtur asnjë pushtues në histori. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodra dhe po zhbin çdo gjë në jug, de facto po shpopullon me forcën e narkoeurove brigjet e Shqipërisë”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga