web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Janë 100 duar që po e përdorin protestën, ndër më të zellshmet të tuat"/ Koçiu "i përvishet" Shehajt

7 Korrik 2026, 21:11, Aktualitet CNA

"Janë 100 duar që po e përdorin protestën, ndër

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka replikuar në distancë me kreun e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në lidhje me protestat në vend.

Koçiu ka postuar në rrjetet sociale një video ku Shehaj shprehet se protesta është spontane dhe nuk ka një dorë nga pas.

Në lidhje me këtë video, Koçiu shprehet se nuk ka një, por janë 100 duar që po e përdorin dhe ndër to janë dhe duart e Shehajt. Zëvendëskryeministrja thotë se Shehaj e ka përdorur për interesin e tij protestën.

Koçiu duke iu drejtuar Shehajt, i thotë të sillet si qytetar në protestë dhe ta lërë protagonistin.

 

Nuk ka një dorë që e ka kapur protestën. Janë 100 duar që po e përdorin këtë protestë, e ndër duart me të zellshëm janë të tuat Agron. Këtë protestë e ke përdorur, e ke shtrydhur, e ke xhiruar për interesin tënd sa dhe në kohë fushate kur të duheshin votat për mandatin që ke sot Agron, nuk e ke përdorur politikën kaq shumë sa po përdor këtë protestë sot.

Ndaje mendjen ose sillu si qytetar në protestë dhe lëre protagonistin sepse zgjedhjet janë në 2029, ke kohë për fushatë. Ose sillu si kryetar i partisë, merr mbështetësit e tu, dil në protestë. Por mos na shit njërën për tjetrën”, tha Koçiu./CNA





Lajmet e fundit nga