web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhe mashtruese/ AKSK paralajmëron klientët e bankave

7 Korrik 2026, 18:23, Aktualitet CNA

Mesazhe mashtruese/ AKSK paralajmëron klientët e bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një njoftim në lidhje me mashtrimet që kanë në fokus klientët e bankave.

Në njoftimin e bërë, AKSK thotë se qytetarët marrin mesazhe mashtruese që i nxitin të veprojnë menjëherë.

Sipas AKSK, mesazhet përmbajnë pretendime për aktivitet të pazakontë apo bllokim të shërbimit.

Në lidhje me këto mesazhe, AKSK rekomandon që klientët mos t’u besojnë mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe mos të ndajnë asnjëherë PIN-in.

 

Njoftimi

 

Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri.

Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të institucioneve bankare për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të veprojnë menjëherë, duke klikuar në lidhje mashtruese ose duke ndarë të dhëna konfidenciale.

Mesazhet shpesh përmbajnë pretendime për:

?? aktivitet të pazakontë në llogari;

?? bllokim ose pezullim të shërbimit;

?? nevojë urgjente për konfirmimin e të dhënave.

Qëllimi i tyre është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe i të dhënave financiare.

AKSK rekomandon:

Mos u besoni mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm ose krijojnë ndjesinë e urgjencës.

Mos ndani asnjëherë PIN-in, fjalëkalimin, kodin OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave.

Verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës suaj.

Kontrolloni me kujdes adresën e faqes (URL) përpara se të klikoni në një lidhje.

Nëse dyshoni se keni dhënë të dhëna sensitive, kontaktoni menjëherë bankën dhe ndiqni udhëzimet e saj.

Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni.





Lajmet e fundit nga