Gjykata Supreme refuzon të gjitha ankesat/ Hapet rruga për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka rënë në pranga një person, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në pranga kanë rënë E. B., i akuzuar për “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
SPAK bën me dije se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Turqisë si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE.
Nga hetimet janë dokumentuar tre episode të trafikut ndërmkombëtar.
Më konkretisht në nëntor, në dy raste janë sekuestruar 1.722 kg marijuanë, nga Shqipëria me destinacion Turqinë si dhe 475 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori.
Po ashtu dhe një episod tjetër në janar të 2021, ku u sekuestruan 236 kg marijuanë, e nisur nga Shqëipëria drejt Turqisë.
Njoftimi i SPAK
SPAK arreston një tjetër të dyshuar si drejtues të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.
Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:
Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.
Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.
SPAK falënderon autoritetet e drejtësisë turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë sërish një reagim ditën...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest n...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) zhvilloi këtë...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq katër të pandehur ...
Kreu i ILD-së, Artur Metani, në Komisionin për Nismat Qyte...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në Komisionin për N...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
CNA, përmes një shkrimi, paralajmëroi se kryebashkiaku...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për të shtyrë me 6...
Në Komisionin për Nismat Qytetare po shqyrtohet projektrez...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Ajola Xoxa, mbi të cilën rëndojnë 12 akuza të rënda, ka kë...
Ka nisur në GJKKO seanca e radhës për kryebashkiakun e arr...
Një zjarr ka përfshirë fasadën e godinës së Postës Shqipta...
Ditën e sotme është planifikuar seanca e radhës në Gjykatë...
Nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka...
Në ditën e 37 të protestës, qytetarët vijojnë prej më shum...
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, prote...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundë...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, njoftoi se po jep dorëhe...
Udhëheqësit e NATO-s po takohen në kryeqytetin turk, Ankar...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...