KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Shkodrës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra p...

Në një shoqëri gjithnjë e më globaliste, fusha e filantropisë po transformohet nga një akt tradicional elitar, në një mekanizëm më të prekshëm dhe gjithëpërfshirës, ku individët dhekomunitetet kanë më shumë hapësira për të kontribuar apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e sfidave sociale dhe jo vetëm.
Ky ndryshim pasqyron zgjimin e ndërgjegjësimit kolektiv, për të mobilizuar burimet e duhura si OJF-të apo edhe instancat shtetërore, subjektet private, e deri tek iniciativat individuale, për të ndërtuar kështu ura komunikuese dhe solidariteti gjithmonë e më impaktuese në një komunitet. Tashmë, përmes edhe hapësirave digjitale, i gjithë ky mekanizëm vjen edhe si një zhvendosje drejt një kulture të re, më transparente të dhurimit dhe angazhimit qytetar, ku teknologjia ndihmon në rritjen e sensibilizimit, nxit pjesëmarrjen aktive të shoqërisë për kauza me rëndësi publike, jo vetëm në përfitime individuale.
Në këtë kontekst, edhe Shqipëria ka nisur të pozicionohet gradualisht në hartën e këtij trendi global, edhe pse gjithmonë ka gëzuar statusin e një vendi që zotëron një trashëgimi kulturore të humanizmit dhe bujarisë.
Duke reflektuar mbi orientimin e vlerave humane dhe mjeteve në koherencë edhe me trendet e kohës, një nga nismat më të konsoliduara tashmë dhe më impaktuese në Shqipëri është platforma SMILE.
E themeluar 5 vite më parë, i një iniciativë ambicioze e fondacionit Credins, platforma online SMILE është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute konkrete të shumta, të suksesshme në kauza që ndihmojnë dhe zhvillojnë në shumë dimensione komunitetin vendas.
Filozofia e themeluesve të SMILE është integrimi i një ekosistemi solidariteti të qëndrueshëm, ku ndihma ndaj tjetrit nuk është vetëm një akt obligimi moral, por mbi të gjitha një formë e lartë dëshmuese e ndërtimit të kapitalit shoqëror/njerëzor më të drejtë, më të barabartë dhe më të respektuar.
Me një infrastrukturë dizenjimi, e cila të lejon një akses shumë të lehtë përdorimi online dhe monitorimi të vazhdueshëm, SMILE promovon fusha si: trashëgiminë kulturore, mjedisin, arsimin, sportin, shëndetësinë, sipërmarrjen inovative dhe sociale, duke e bërë kështu këtë platformë unike në Shqipëri.
Në 5 vite përkushtimi absolut, është punuar intensivisht për të finalizuar projekte të rëndësishme, me vlerë për zhvillimin e komunitetit. Përgjatë viteve, janë hapur/çelur 5 thirrje, 96 projekte janë paraqitur nga organizata të ndryshme, nga të cilat 49 janë lançuar në platformën SMILE, duke treguar edhe një herë dëshirën dhe seriozitetin për të bërë të mundur realizimin e kauzave shoqërore.
Përmes platformës SMILE dhe shpirtit fisnik të çdo dhuruesi/donatori në nivel institucional apo edhe individual, janë mbështetur dhe realizuar me sukses të matshëm 36 projekte me karakter social dhe jo vetëm, duke sjellë kështu ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, familjeve shqiptare që shpesh jetojnë në kufijtë e harresës.
Jehona dhe popullariteti i platformës online SMILE janë rezultat i një pune të palodhur, i një komunikimi profesional, të ndërtuar mbi besimin, autenticitetin dhe transparencën, duke e kthyer atë tashmë në një pikë referimi të rëndësishme të çdo kauze jetike në Shqipëri.
Përmes faqes zyrtare www.smile.al, fondet e mbledhura kanalizohen në projekte konkrete të zbatuara nga organizata me eksperiencë dhe histori suksesi, duke shfrytëzuar potencialin transformues të modelit crowdfunding.
Në 5 vite, mbi 1800 dhurime të realizuara përkthehen sot në mbi 114,000 përfitues të drejtpërdrejtë, individë dhe familje që kanë ndier konkretisht prekjen njerëzore të solidaritetit dhe humanizmit.
Pas këtyre shifrave jetësohen histori të shumta njerëzore, që dëshmojnë edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e platformës SMILE. Në themel të këtij suksesi qëndrojnë sigurisht dhuruesit e një kombi me rrënjë fisnike – shqiptarët, ku solidariteti është një gjen traditë i lashtë në identitetin historiko-kulturor.
SMILE është tashmë një urë digjitale/teknologjike që lidh mijëra individë të angazhuar në çdo vend të botës, me mbi 220,000 përdorues aktivë përgjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që vizitojnë platformën, por gjithashtu kontribuojnë për mbështetjen e kauzave shoqërore.
Në datën 01 Maj u hap/çel thirrja e 5-të, si mundësi mjaft e mirë për të gjitha organizatat jofitimprurëse që operojnë në Shqipëri, të aplikojnë tashmë përmes SMILE për një gamë të gjerë fushash të përcaktuara sipas politikave të platformës.
Ky është një rast i volitshëm për të qenë pjesë jo vetëm e SMILE, por njëherazi për të luajtur një rol të vërtetë aktiv në rritjen e një shoqërie me mirëqenie dhe mundësi të barabarta.
Aplikimet mund të bëhen online deri më 30 qershor 2025.
Sot SMILE e konsideron çdo shqiptar një zë të fuqishëm, duke i bërë thirrje të kontribuojë përmes një procedure shumë të thjeshtë online dhe jo më shumë se 1 minutë kohëzgjatje. Kushdo mund të zgjedhë një nga fushat përkatëse apo projektet e shumta sipas dëshirës dhe të kontribuojë me një vlerë sado modeste për të sjellë ndryshimin, atë për të cilin sot komuniteti ynë ka më shumë nevojë.
SMILE nuk është thjesht një platformë teknologjike, por një trashëgimi e vlerave humane integruese, është emblema e shpresës për të ardhmen, platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve!
SMILE – një dhurim sado i vogël sjell një ndryshim të madh!/ CNA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra p...
Gazetari Juljan Hoxhaj tha sot se ndërtimi i kullave në me...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK-u ka publikuar listën e kandidatëve në garë për kreun...
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar dëshm...
Kryedemokrati Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u, ku u th...
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në kuadër të k...
Ditën e sotme zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetëro...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Të hënën, më 9 qershor në Varallo u kremtua Festa e Zojës ...
Revista e njohur italiane ‘Vanity Fair Italia’, në version...
Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e nesërme në orën 10...
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, përmes pjesëmarrjes së...
Flija është regjistruar si produkt STG, (Specialitet Tradi...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Ca...
Ka përfunduar seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në Ap...
Hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyr...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të arrestuar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...