ILD: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, përmes pjesëmarrjes së...

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete nga Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn, Zv.ministri i Mbrojtjes Enkelejdi Joti, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Gjeneral LaPoint, Gjeneral McKinney si dhe komandantë të forcave e anëtarës të komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Të ftuarit ndoqën disa nga demonstrimet në kuadër të kësaj stërvitjeje, që është një ndër operacionet më të rëndësishme për forcimin e sigurisë kolektive në rajonin euroatlantik.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjenerallejtënant Arben Kingji vlerësoi lart angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kontributin e aleatëve në realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta. Ai theksoi se pjesëmarrja aktive e FA-ve, me trupa, mjete dhe infrastrukturë, përbën një tregues të qartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të përballuar sfidat e mjedisit të sigurisë bashkëkohore.
“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e partneritetit strategjik dhe e përkushtimit të ndërsjellë për forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike. Stërvitja testoi në kohë reale gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe kapacitetet reaguese të forcave pjesëmarrëse, si dhe tregoi aftësinë tonë për të mbështetur operacione të përbashkëta në një mjedis kompleks e shumëdimensional”, u shpreh Gjenerallejtënant Kingji.
Stërvitja u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.
Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.
Gjenerallejtënant Kingji falënderoi në mënyrë të veçantë Komandën e Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën për zgjedhjen për të tretin vit radhazi të rajonit tonë si vend mikpritës të kësaj stërvitjeje madhore, duke e cilësuar atë si dëshmi të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“‘Defender Europe 25’ konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara si aleat strategjik në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike,” nënvizoi ai, duke shtuar se “përballë kërcënimeve hibride dhe tensioneve rajonale në rritje, përgjigjja jonë është e qartë: stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe partneritet afatgjatë”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA./ CNA
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, përmes pjesëmarrjes së...
Flija është regjistruar si produkt STG, (Specialitet Tradi...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Ca...
Ka përfunduar seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në Ap...
Hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyr...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të arrestuar...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur...
Policia Rrugore ka bërë bilancin e punës së javës që lamë ...
Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për...
Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, është shprehur se është ndërtuar...
Një grup xhirimi nga televizioni “Klan” me regjisorin ...
Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK për të zbaruar masë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Jonathano Pano, ka komentuar...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ...
Në një deklaratë të nxjerrë një ditë më parë, ISP, midis t...
Sot, në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjyk...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e...
Këtë të diel, numri i lartë i pushuesve nga brenda e jasht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...