Veliaj ofron garanci pasurore në këmbim të lirisë/ Nis seanca gjyqësore
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të arrestuar...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në ?da?i, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Balla mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dy dëshmorëve të atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetar Zarife Hasanaj, të rënë në krye të detyrës në një mision ndërkombëtar më 6 maj 2019.
"Sakrifica e tyre është simbol i guximit dhe devotshmërisë së ushtarakëve shqiptarë, që shërbejnë me nder brenda dhe jashtë vendit. Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar për sakrificën e tyre. Edhe një herë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush dhe për familjet tuaja, të cilat e ndiejnë më shumë sesa kushdo tjetër vështirësinë dhe sakrificën e detyrës ushtarake”, u tha Balla pjesëtarëve të misionit shqiptar.
Gjatë kësaj vizite të Ballës në cilësinë e ministrit të Shtetit, i cili është edhe pika kombëtare e kontaktit të NATO-s për Qëndrueshmërinë, shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e ushtarakëve shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm të Aleancës.
“Ju sjell përqafimin nga Shqipëria dhe mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për kontributin tuaj këtu. Ju na nderoni me praninë tuaj në një mision të përbashkët të NATO-s, në një vend aleat si Letonia, me një pozicion tepër të rëndësishëm gjeostrategjik, sidomos në kushtet e reja të sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ministri Balla gjatë fjalës së tij para trupave shqiptare në Adazi.
Gjatë vizitës në bazë, ministri u takua me Shefin e Shtabit të Brigadës "MNBDE LVA", Brigada Shumëkombëshe në Letoni, Lejtenant Kolonel Philippe Tremblay, i cili i shprehu Ballës “vlerësimet më të larta për ushtarakët tanë dhe rolin e tyre profesional në këtë mision.”
“Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për përshtatjen e Aleancës me realitetin e ri të sigurisë, duke përfshirë miratimin e planeve të detajuara për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe zotimin e ri të investimeve në këtë fushë”, tha Balla.
Baza ushtarake në Adazi, një nga pikat kyçe të mbrojtjes së NATO-s në Balltik, strehon Brigadën Shumëkombëshe të Forcave të Përparuara të NATO-s (EFP), një strukturë e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë nga Rusia. Kjo brigadë përfshin trupa nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s si Kanadaja, Danimarka, Spanja, Italia, Polonia, Sllovakia, Çekia, Shqipëria dhe të tjerë.
Toga Shqiptare e EOD-së në Letoni ka një rol të specializuar në asgjësimin e municioneve të pashpërthyera, minave dhe pajisjeve të improvizuara shpërthyese, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të trupave dhe komunitetit përreth.
Vendosja e trupave shqiptare në një nga zonat më kritike të sigurisë në Europë thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbashkëta të Aleancës./ CNA
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të arrestuar...
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është paraqitur...
Policia Rrugore ka bërë bilancin e punës së javës që lamë ...
Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për...
Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, është shprehur se është ndërtuar...
Një grup xhirimi nga televizioni “Klan” me regjisorin ...
Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK për të zbaruar masë...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Jonathano Pano, ka komentuar...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ...
Në një deklaratë të nxjerrë një ditë më parë, ISP, midis t...
Sot, në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjyk...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e...
Këtë të diel, numri i lartë i pushuesve nga brenda e jasht...
Këtë të diel u krye kremtimi i Pendikostisë në Katedralen ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë ...
Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjyk...
Policia e Shtetit ka publikuar raportin për muajin Maj 202...
Policia e Shtetit ka ndarë sot të dhënat e punës së kryer ...
Ka startuar nga Shkodra edicioni i 21-të i Rally Albania, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...