web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festa e Zojës së Dhimbjeve/ Kardinali Ernest Simoni kryeson Meshën e Shenjtë

9 Qershor 2025, 22:46, Aktualitet CNA

Festa e Zojës së Dhimbjeve/ Kardinali Ernest Simoni kryeson

Të hënën, më 9 qershor në Varallo u kremtua Festa e Zojës së Dhimbjeve, me Meshën e Shenjtë dhe procesionin tradicional.

Këtë vit, për këtë rast, i pranishëm ishte dhe Kardinali Ernest Simoni, shqiptari që i mbijetoi një burgimi të tmerrshëm për rreth 30 vjet.

Kardinali kryesoi si procesionin e pasdites ashtu edhe Meshën e Shenjtë në orën 10:30 të mëngjesit.

Papa Françesku e shpalli atë Kardinal në koncistorin e 19 nëntorit 2016, duke i caktuar dhjakoninë e Santa Maria della Scala.

Ky emërim u pa si një njohje për të gjithë martirët dhe katolikët e persekutuar në Shqipëri.





Lajmet e fundit nga