“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Evropë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës.
Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar.
Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.
Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Evropë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë.
Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Evropian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.
Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.
Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët
Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9:30-15:30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.
Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë.
Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5), ndërtim (45.6).
Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.
Për krahasim, mesatarja evropiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë.
Menaxherët në Evropë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Evropë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.
Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat
Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave.
Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.
Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori.
Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2./ Revista Monitor
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet shqiptarët për luftë...
Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot, se hetimet për...
Qeveria italiane ka konfirmuar se qendrat e pritjes së...
Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet kritike. Në nj...
Fatmir Xhafaj ka dalë hapur në sulm ndaj SPAK-ut, por ...
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështet...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës...
Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furni...
Vendi ynë prej më shumë se 10 ditësh është nën ndikimi...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, tha në Komisionin e Ekono...
Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq punonjësit e ...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e kreut të PD-së, Sali...
Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur në një ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dje në një raportim të t...
Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD-së...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftimin zyrtar për hetim...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...