32 vite nga masakra e 2 Prillit/ Berisha: Po i nderojmë martirët në kushtet e një monizmi të plotë
Sot janë përkujtuar përmes një ceremonie katër martirë...

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje SPAK-ut nga landfilli i Sharrës, të mos heshtë përballë fakteve të reja që kanë dalë në dritë për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Këlliçi është shprehur se dëshmitë e reja tregojnë se kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, është përfshirë në marrjen e një inceneratori të vjetër nga Rumania, për ta sjellë në Tiranë dhe se rumunët kanë paguar 75 mijë euro për çmontimin e tij.
Ndër të tjera, Këlliçi iu drejtua qytetarëve që në 14 maj të ndalojnë këtë aferë, duke ndëshkuar me votë Veliajn.
“Jam sot këtu për të folur për një çështje që publiku e ka dëgjuar shumë kohët e fundit. Për inceneratorin e Tiranës. Eshtë një problem që u përket qytetarëve. Ka një përpjekje për ta trajtuar si një gjë të politikës, të partive, ku nganjëherë përmendet dhe drejtësia.
Jo të dashur miq. Kjo është një çështje qartazi e qytetarëve të Tiranës, që u përket atyre. Sepse është abuzim i madh me taksat që ata paguajnë. Dhe është një shërbim që qytetarëve të Tiranës u mungon çdo ditë që ajo gropë korrupsioni merr 41 mijë euro.
Kjo gropë korruptive mer çdo ditë paratë e një çerdhe që nuk nis të ndërtohet në Astir, një shkollë që nuk nis te Liqeni i Thatë, një përmirësim në furnizimin me ujë që nuk ndodh, një trotuar që nuk rregullohet diku. Për shkak të asaj grope korrupsioni, janë mijëra të moshuar, studentë, familjarë, njerëz që nuk u del, që vuajnë për të mbyllur muajin, të cilëve nuk u ofrohet transporti publik falas, për të zbutur sadopak koston e tyre të jetesës.
Pra inceneratori i Tiranës, ka të bëjë me interesin publik, drejtpërdrejt me interesin tuaj, të dashur qytetarë të Tiranës.
Ndaj jam sot këtu. Kisha vendosur të mos merresha me Veliajn, dhe jam në këtë garë për të treguar programin tim, zgjidhjet që parashikoj.
Por faktet e reja të zbuluara nga emisioni 'Piranjat', janë dëshmi që vërtetojnë edhe një herë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erjon Veliajt në këtë lloj afere, për të cilën deri më tani janë në burg një ministër, një deputet, dhe po hetohet një zëvendëskryeministër.
Po ashtu një shtetas italian është në pritje të vendimit të gjykatës italiane për ta ekstraduar në Shqipëri. A e dini ju se paratë e avokatit të këtij shtetasi i paguani ju me taksat tuaja?
Dëshmitë e reja tregojnë se Erjon Veliaj është përfshirë në marrjen e një inceneratori të vjetër, skarco, nga Rumania, për ta sjellë në Tiranë. Aq i zgjebosur ka qenë ky incenerator, sa rumunët kanë paguar 75 mijë euro për çmontimin e tij, pra që t’jua heqin qafe.
I tillë ka qenë ky incenerator, saqë edhe qeveria e Zimbabvesë, e cila ka shfaqur interes fillimisht, nuk ka pranuar ta blejë kur ekspertët e saj e kanë parë se në ç’gjendje është.
Inceneratori rumun është si të marrësh Metalurgjikun e Elbasanit, ta çmontosh dhe ta paraqesësh në Rumani si teknologji të fjalës së fundit të përpunimit të hekurit e çelikut.
Atë që nuk e pranuan qeveritarët patriotë të Zimbabves, e marrin këta që ekraneve bëjnë sikur u digjet zemra për Shqipërinë, bëjnë si patriotë, si modernizues, si progresistë.
Siç tregojnë faktet brutale nuk janë asgjë më shumë se një tufë e babëzitur piranjash.
SPAK-u duhet të mos heshtë dhe duhet ta gjejë e të na thotë: ku ka shkuar inceneratori rumun? Në Fier, Elbasan apo mbahet diku, që të vendoset në Tiranë kur të mos e ketë kush mendjen?
Erion Veliaj është kokë e këmbë në denoncimin e biznesmenit italian për skandalin e inceneratorëve, por Tirana nuk ka incenerator. Tirana jonë nuk ka djegës, i çon mbeturinat në landfill dhe i gropos, por sërish pagesat bëhen për incenerim.
Plot 29 euro për ton paguhen për një shërbim që nuk jepet! Depozitimi e mbulimi me dhe bëhej nga ndërmarrja publike për 12 e/tonin. Pse paguani ju, të dashur qytetarë të Tiranës, 17 euro ekstra për një proces që nuk ndodh, për një shërbim që nuk e merrni, për një ndotje që ju shkurton jetët?
Unë nuk e di se çfarë do të bëjë SPAK-u pas këtyre rrethanave të reja.
Po unë di se çfarë ne kemi në dorë. Çfarë ju keni në dorë. Me 14 maj, qytetarët e Tiranës e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë aferë, dhe paratë që vidhen, të shkojnë për të siguruar transport publik falas, shkolla e çerdhe të reja, rrugë që mungojnë, e për të punuar për të sjellë kudo në Tiranë, ujë pa ndërprerje në banesat e qytetarëve”, tha Këlliçi./ CNA.al
Sot janë përkujtuar përmes një ceremonie katër martirë...
Ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi ka bërë të...
CNA dërgon kërkesën e dytë pranë Autoritetit të Dosjev...
Mjeku i mirënjohur, Tritan Kalo ka njoftuar rikthimin e ti...
Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më...
Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Tra...
Gjigandit mediatik, Euronews International, i ka dedikuar ...
Në datë 30 janar 2023, Shkëlqim Cani, ish-ministër i F...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se SPAK-u...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim me gazetarët ka...
Sot bëhet 1 vit nga lëshimi i vizave 10-vjeçare joemig...
RCC organizoi Forumin e Organizatave Jo Qeveritare (OJ...
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden p...
Ambasada e Holandës në Shqipëri në bashkëpunim me SHBA...
Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një deklarat...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, gjatë seancës plenare ...
Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore për ...
Presidenti Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ata...
Jeni gati për ulje marramendëse çmimesh? Produket me ofer...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...