Shtypi i ditës, e shtunë, 7 qershor 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...

Në Shkodër kanë nisur kontrollet në terren dhe tregje nga grupet e veterinarisë në bashkëpunim me policinë e shtetit pas rastit të parë të konfirmuar në Postribë të murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë me 18 krerë dhi.
Shefi i shërbimit veterinar në rajonin e Shkodrës Mark Preçi shprehet se i gjithë qarku Shkodër është në karantinë sa i përket bagëtive të imëta, dhi dhe dele duke mos lejuar lëvizjen dhe tregtimin e tyre ndërsa janë ngritur 6 grupe kontrolli në zonën e infektuar.
“Tashmë zyrtarisht qarku Shkodër është konfirmuar pozitiv me sëmundjen e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje që nuk prek njerëzit por shkakton dëme të mëdha në rritjen e kafshëve të imëta. Pas konfirmimit të këtij rasti Qarku Shkodër është futur në karantinë dhe është përcaktuar zona 3 kilometër që është zona e infektuar dhe një zonë 10 kilometër që është zonë e mbikqyrjes. Në zonën prej 3 kilometër janë 3 grupe kontrolli ku bëhet kontrolli i përditshëm i të gjitha fermave ku kontrollohet gjendja shëndetësore e kafshëve, numri i krerëve dhe gjitha problematikat që kanë fermat”, tha Preçi.
Në rast të evidentimit të lëvijes apo tregtimit të bagëtive të imëta grupet e kontrollit do të bëjnë bllokimin e tyre ndërsa fermerët janë të ftuar për të bashkëpunuar me shërbimin veterinar.
“Një nga masat që garanton që kjo sëmundje të ketë dëme sa më të vogla është edhe eleminimi i lëvizjes së kafshëve. Për këtë qëllim në akset kryesore në bashkëpunim edhe me forcat e rendit janë caktuar grupe veterinerësh që bëjnë kontrollin e lëvizjes së kafshëve të imëta kryesisht. Bëhet fjalë edhe për bllokimin e tregtisë së kafshëve të imëta në tregje. Fermerët janë të lutur që të informojnë shërbimin veterinar dhe ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë që dëmi të jetë sa më i vogël”, u shpreh Preçi.
Deri më tani nuk ka raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imëta në Shkodër shprehet shefi i shërbimit veterinar…
“Kur kemi dyshime për sëmundje ne kryejmë kampionime të kafshëve dhe dërgimin e tyre në laboratorin e referencës por nga data 4 qershor nuk kemi asnjë rast tjetër të dyshuar. Zakonisht kur në një fermë konfirmohet një rast pozitiv eleminohen të gjitha krerët e asaj ferme si në rastin konkret në Postribë ku u eleminuan 18 krerë dhi”, tha shefi i Shërbimit Veterinar, Preçi.
Sipas shërbimit veterinar nuk ka zonë të tjera në qarkun Shkodër të prekur nga murtaja tek të imtat ndërsa sipas tyre kjo sëmundje që u shfaq nuk është kërcënuese për jetën e njerëzve. Masat e ndërmarra janë vetëm për dhitë dhe delet ndërsa bagëtitë e tjera lejohen që të tregtohen apo të lëvizin nga ana e fermerëve./ CNA
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në një dalje televizive ka fo...
Diplomati Ilir Shqina ka ndërruar jetë ditën e sotme. Shq...
Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre on...
Në Tiranë po zhvillohet Festivali ndërkombëtar i Arkitektu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, F...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë diskutimeve në festiv...
Sot po mbahet në zemër të Tiranës Festivali ndërkombëtar i...
Në një atmosferë të mbushur me besim e solidaritet, besimt...
“Bread & Heart” Festival, është një ngjarje e re europiane...
Sot po mbahet në zemër të Tiranës Festivali ndërkombëtar i...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar besimtarët mys...
Për herë të parë në histori, në Shqipëri mbahet një event ...
Sot qindra mijëra besimtarë myslimanë festojnë ditën e Kur...
Hyn në fuqi udhëzimi i Agjencia Shtetërore e Kadastrës për...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Historike! Shqipëria ka hapur dyert për Festivalin Ndërkom...
Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në ...
Mijëra besimtarët janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...