Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është festë zyrtare.
“22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin”, tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në fillim të vitit 2024, kur u propozua që kjo datë të bëhej festë zyrtare.
116 vite pas Kongresit të Alfabetit, që ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, që sot njihet si “Kongresi i Manastirit”, Shqipëria po bën hapa pas, duke rrezikuar rritjen e analfabetizmit në vend.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm që numri i të regjistruarve në shkollat fillore po bie ndjeshëm, por ai është dhe ndër më të ulëtit në Europë.
Në vitin 2023, norma bruto e regjistrimit në shkollën fillore në Shqipëri zbriti në 93.7%, nga 105.4% që kishte qenë në vitin 2017, duke shënuar një rënie të fortë pas pandemisë.
Kjo do të thotë që të regjistruarit në shkollë fillore (pavarësisht moshës) ishin sa gati 94% e popullsisë 6-12 vjeç. Ky është niveli më i ulët rekord, që nga viti 1976, kur banka Botërore raporton të dhënat. Sipas përkufizimit të Bankës Botërore, “Raporti bruto i regjistrimit është raporti i të gjithë të regjistruarve, pavarësisht nga mosha, me popullsinë e grupmoshës që korrespondon zyrtarisht me nivelin e arsimit të treguar.
Arsimi fillor u siguron fëmijëve aftësitë themelore të leximit, shkrimit dhe matematikës së bashku me një kuptim elementar të lëndëve të tilla si historia, gjeografia, shkencat natyrore, shkencat sociale, arti dhe muzika”.
Treguesi jo vetëm që ka rënë në raport me vetveten, por ai është tashmë i pesti më i ulëti në Europë. Nivelin më të ulët të regjistrimit bruto në arsimin fillor në Europë e ka Rumania (84.9) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (87.2), Ukraina (92.8), Malta (93.5).
Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka që ekonomia e një vendi të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.
Përkeqësimi i këtij treguesi, sipas ekspertëve, është i lidhur me disa faktorë si statistikorë, ashtu dhe të sjelljes. Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. Ndërkohë vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesëm, por edhe atë të detyruar, të vajzave.
Të dhënat tregojnë se ka rrezik të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Kjo mund të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulëta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre rurale.
Jo vetëm regjistrimi në shkollat fillore që japin formim bazë ka rënë, por gjithashtu edhe cilësia e mësimdhënies, siç treguan rezultatet e fundit të testit ndërkombëtare Pisa, ku Shqipëria kishte rënien më të lartë në botë./ Revista Monitor
Përfundon procesi i vetingut. Që prej marsit të vitit 2018...
Hirësi Asti u fronëzua këtë të enjte si Mitropolit i Berat...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një deklar...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën ...
Shqipëria është bërë këtë të enjte pjesë e sistemit un...
Pas një ngadalësimi disamujor, aplikimet për azil kanë shë...
Në qarkun e Korçës situata mbetet alarmante sa u përke...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, për herë të parë do të jetë ...
Pas vrasjes së 14-vjeçarit M.C nga bashkëmoshatari i tij, ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kuvendin Komb...
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një...
Lëvizje në postet drejtuese të DVP Korçë, ndërrohen dy zëv...
Si pasojë e motit të keq që ka prekur të gjithë vendin duk...
Vendi është prekur nga moti i keq, ku ka sjellë problemati...
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe ...
Reshjet e dendura të shiut, si dhe erërat e forta gjat...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ...
Insidor Rexhepi është emëruar këtë të mërkurë drejtor ...
Ish-presidenti Bamir Topi reagoi këtë të mërkurë në li...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...