“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Në qarkun e Korçës situata mbetet alarmante sa u përket rasteve të ngacmimeve seksuale. Fëmijë e adoleshentë kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale dhe abuzimeve të këtij lloji nga persona më të mëdhenj në moshë, duke u lënë pasoja të mëdha në gjendjen e tyre emocionale dhe psikologjike. Gjatë këtij viti, në juglindje janë regjistruar 11 raste të ngacmimeve seksuale, ku 4 prej tyre kanë qenë të mitur dhe 1 në moshë madhore. Sipas statistikave të siguruara nga CNA, 10 persona janë arrestuar, 3 janë në kërkim e 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për këtë situatë alarmante ka reaguar sociologia Maria Dojçe, e cila është shprehur se rritja e rasteve të abuzimeve seksuale tregon një çorientim psikosocial ku rolin kryesor në parandalimin e saj, e luan familja e shkolla si dy elementët kyçë që janë baza e themelit të vlerave, parimeve dhe disiplinës.
"Bazuar në shifrat e rasteve të fundit, vihet re një rritje e rasteve të abuzimit seksual apo të dhunës verbale, gjesteve jo të hijshme kundrejt moshave të vogla. Është një çorientim psikosocial ku duhet që familja si institucioni bazë i themelimit të vlerave dhe parimeve, por edhe shkollës si institucion i disiplinës, duhet të ketë një vigjilencë të shtuar, bashkëbisedime të thelluara me fëmijët, nga mësuesit, prindërit, bashkëfamiljarët e tjerë. Pra, duhet të rritet komunikimi sy në sy me fëmijët e të ulet sa më shumë koha që harxhojnë në rrjete sociale."
Dojçe thekson se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e devijancave edhe te moshat e rritura, që degradojnë deri në kryerjen e kësaj vepre penale. Për sociologen ka zgjidhje të situatës, por duhet vullnet për të kërkuar ndihmë e për të mos rënë pre e ngacmimeve të këtij lloji.
"Sa u përket moshave të rritura që bien pre e ngacmimeve seksuale, është një degradim moral dhe instiktiv. Këto degradime që kanë frustrime brenda, varen nga zona ku janë rritur, sa të hapur kanë qenë ndaj marrëdhënieve seksuale me partnerët, janë një sërë faktorësh që çojnë në devijanca. Ka një sërë faktorësh parandalues si vetëdijësimi, bashkëbisedimi, hapja, këshilli, takimi me psikolog nëse ndiejmë që diçka nuk shkon, mund t'u drejtohemi partnerëve, të kërkohet ndihmë dhe nga mjekët nëse ka ngarkesë emocionale. Në këto raste ka zgjidhje, por duhet vullnet për të mos rënë pre e abuzimeve dhe për të kërkuar ndihmë."
Referuar rastit të fundit ku dy nxënëse 14-vjeçare ranë pre e ngacmimit seksual të mësuesit të tyre në njërën nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Korçës, Dojçe ka komentuar lidhur me mësuesin abuzues, i cili ka dorëzuar dokumente në momentin e punësimit, por mund të ketë shfaqur shenjat e alkoolizimit pasi ka filluar punë. Sociologia thekson se kjo ngjarje do të lërë pasoja të rënda tek të miturat të cilat do të jenë afatgjatë e duhet të punojë fort psikologu në zgjidhjen e situatës.
"Ne filtrat i kemi, ekzistojnë që në momentin që nënshkruajmë një kontratë pune. Janë tri dokumente bazë krahas CV dhe kualifikimeve profesionale, të cilat janë vërtetim nga gjykata e prokuroria që s'je i dënuar, vërtetim mjekoligjor që je i aftë për punë, dhe librezë shëndetësore që merret te mjeku i lagjes. Nuk mund të them që mësuesi ka pasur probleme, mund t'i ketë shfaqur pasi ai ka hyrë në punë dhe ka qenë në rregull kur ka dorëzuar këto dokumente e më vonë është bërë i alkoolizuar. Është shumë e rëndë, do doja mos të ishin pre e këtyre abuzimeve. Kjo do të lërë gjurmë afatgjatë, do kenë frikë të hyjnë në një marrëdhënie konkrete në moshë madhore, do të kenë stepje. Duhet punuar fort me psikologët e shkollës dhe ata të këshillimit."
Referuar diskutimeve të qeverisë për mbylljen e rrjeteve sociale, Maria Dojçe shprehet se njerëzit i keqpërdorin ato duke promovuar veten e jo duke promovuar biznesin, si synim i krijimit të këtyre rrjeteve. Ndër të tjera, ajo shprehet se është pro mbylljes së tyre.
"Duhet të kemi parasysh pse janë krijuar këto rrjete sociale, kur personat që i krijuan nuk morën parasysh që përdoruesit do binin pre e promovimit të vetes. Rrjetet sociale janë krijuar për të promovuar bizneset, pra çdo rrjet social në treg është krijuar në promovim të produkteve. Njeriu e keqpërdori këtë rrjet social dhe e kaloi në përdorim të vetes, ne nuk do shesim jetën tonë. A është e drejtë? Jo! Është një keqmenaxhim që ne u bëjmë rrjeteve sociale. Prindërit e kanë shumë të vështirë që 24/7 të kontrollojnë fëmijën se ç'po sheh në rrjete sociale. Unë jam që duhen mbyllur."
Vepra penale e "ngacmimit seksual" ku bien pre të mitur dhe mosha të rritura, ka pësuar rritje të rasteve gjatë muajve të fundit në juglindje, ku pjesa më e madhe e rasteve është regjistruar në rrethin e Maliqit. Institucionet sipas sociologëve duhet të bëhen bashkë për të parandaluar rastet si edhe për të marrë masa konkrete në bisedime me të miturit, në rastet kur vihet re një ndryshim në gjendjen e tyre psikologjike./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, për herë të parë do të jetë ...
Pas vrasjes së 14-vjeçarit M.C nga bashkëmoshatari i tij, ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kuvendin Komb...
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një...
Lëvizje në postet drejtuese të DVP Korçë, ndërrohen dy zëv...
Si pasojë e motit të keq që ka prekur të gjithë vendin duk...
Vendi është prekur nga moti i keq, ku ka sjellë problemati...
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe ...
Reshjet e dendura të shiut, si dhe erërat e forta gjat...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ...
Insidor Rexhepi është emëruar këtë të mërkurë drejtor ...
Ish-presidenti Bamir Topi reagoi këtë të mërkurë në li...
Në Spitalin Amerikan 3 është mirëpritur në takim znj. Nanc...
Me kërkesën e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur s...
Gazetarja Glidona Daci është nderuar me çmimin "Raport...
Në ditën Ndërkombëtare të të të Drejtave të Fëmijëve, në q...
Regjistruan rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor ...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasi...
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...