“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke shënuar fillimin e një forumi dyditor, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne. Ky Kuvend i pari për gjuhën ka bashkuar përfaqësues të institucioneve arsimore figura të shquara nga arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë.
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama për të dhënë mesazhin e tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe e historisë sonë.
“Për ne, shqiptarët, gjuha përfaqëson shpirtin e kombit dhe rrugëtimin historik të qytetërimit tonë. Gjithçka që kemi jetuar si popull, sot mund ta shohim të dëshmuar përmes gjuhës. Ky Kuvend na bën bashkë për të mbrojtur, për të forcuar dhe për t’u krenuar me trashëgiminë tonë gjuhësore. Shpallja e datës 22 nëntor, Dita e Kongresit të Manastirit, e Alfabetit tonë, si festë kombëtare, si dhe viti 2024, Vit i Gjuhës Shqipe, pasqyron qartazi rëndësinë që i kemi dhënë çështjes së ruajtjes, promovimit dhe zhvillimit të gjuhës sonë kombëtare. Zhvillimet e vrullshme teknologjike, lëvizjet masive të popujve, përballja me kultura të tjera kërkojnë një përgatitje të mirë dhe të thelluar sidomos në gjuhë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe Ministria e Arsimit është angazhuar për modernizimin e sistemit arsimor, duke nisur me përditësimin e Kornizës Kurrikulare.
“Gjatë Vitit të Gjuhës Shqipe nisëm procesin e Modernizimit të Kornizës Kurrikulare dhe që pasohet nga ndryshimet e kurrikulave bërthamë, përditësimin e programeve lëndore, një dokument që drejton vëmendjen drejt sfidave të mësimdhënies, përafron strukturën e programeve me kompetencat e reja që nxënësit duhet të përvetësojnë. Kemi nisur punën për kurrikulat e reja bërthame, programet e reja lëndore, duke filluar nga Gjuha Shqipe dhe Letërsia, për të hartuar e punuar tekste të përditësuara, për të siguruar mjete digjitale dhe burime multimediale për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Një nga prioritetet e qeverisë shqiptare është dhe mbështetja për diasporën. Në fjalën e saj, ministrja nënvizoi se në vitin e shpallur si Vit i Gjuhës Shqipe, mbështetja për gjuhën shqipe në diasporë merr një rëndësi të veçantë me financimin e Programit “Mësues për Greqinë,” i cili siguron mbështetje për mësuesit që japin mësim në diasporë.
“Për herë të parë qeveria shqiptare do të financojë, Programin e parë 'Mësues për Greqinë' për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, duke shpërblyer financiarisht me dhjetëra mësues që u mësojnë shqip shqiptarëve në diasporë. Kjo nismë e kthyer tashmë në një vendim të qeverisë, do të përbëjë dhe bazën për mundësinë e shtrirjes edhe në vende të tjera ku mësimi i shqipes vijon në mënyrë vullnetare, me një përkushtim për t’u admiruar nga shoqatat atdhetare në mërgatë”, deklaroi ministrja Manastirliu.
Në fund ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes profesorëve, akademikëve dhe mësuesve për të ruajtur dhe pasuruar fjalën shqipe.
“Profesorët dhe akademikët s’e kanë të lehtë të mbërrijnë kudo, por duhet të ruajnë rrjetet e komunikimit me ish-studentët e tyre, tashmë mësues, për ta vjelë fjalën shqipe. Ndaj është e domosdoshme të projektohet puna për një Atlas të ri dialektor të shqipes e për këtë do të keni mbështetjen tonë.”
Gjatë hapjes së Kuvendit, u dhanë mesazhe edhe nga akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të Arsimit të Lartë.
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të zhvillohet në dy ditë me 21 dhe 22 nëntor. Ky aktivitet gjithëpërfshirës është konceptuar si një hapësirë diskutimi për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne, duke bashkuar figura të shquara nga qeveria, arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë./ CNA
Lëvizje në postet drejtuese të DVP Korçë, ndërrohen dy zëv...
Si pasojë e motit të keq që ka prekur të gjithë vendin duk...
Vendi është prekur nga moti i keq, ku ka sjellë problemati...
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe ...
Reshjet e dendura të shiut, si dhe erërat e forta gjat...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ...
Insidor Rexhepi është emëruar këtë të mërkurë drejtor ...
Ish-presidenti Bamir Topi reagoi këtë të mërkurë në li...
Në Spitalin Amerikan 3 është mirëpritur në takim znj. Nanc...
Me kërkesën e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur s...
Gazetarja Glidona Daci është nderuar me çmimin "Raport...
Në ditën Ndërkombëtare të të të Drejtave të Fëmijëve, në q...
Regjistruan rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor ...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasi...
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Shqipëria është tronditur nga vrasja e 14-vjeçarit M.C, i ...
Shqipëria dhe BE miratuan këtë martë Partneritetin e Sigur...
Dy orë ka zgjatur protesta para Parlamentit, e cila u oran...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...