Arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës/ Zbulohen detaje nga hetimet
Regjistruan rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor ...

Në ditën Ndërkombëtare të të të Drejtave të Fëmijëve, në qytetin e Korçës është zhvilluar një marshim sensibilizues e organizuar kjo edhe nga Bashkia e Korçës. Marshimi u zhvillua në zonën këmbësore ku fëmjët mbanin në duar pankarta me thirrje për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.
Sipas Vasilika Noles, specialiste në Njësinë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, ky marshim zhvillohet çdo vit nga Bashkia Korçë me një tubim për mbrojtjen e fëmijëve. Në këtë ditë sipas saj u shpërndanë mesazhe "Na mbroni".
Nole thotë se fëmijet janë e ardhmja e këtij vendi teksa ndalet te situatat e vështira të fëmijëve, të cilët përballen me bullizimin, neglizhencën, duke u bërë sot bashkë për të përçuar zërin mbi të drejtat e tyre.
"Sot siç e dimë të gjitha është dita ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Si çdo vit Bashkia Korçë organizon një marshim, një tubim të madh për mbrojtjen e fëmijve.
Këtë vit është menduar që bashkë me ne të na bashkohet organizata e fondacionit 'Emanuel' duke e bërë këtë organizim akoma më të madh.
Sot shpërndajmë mesazhe, 'Na mbroni', që janë fëmijët e ardhmja e këtij vendi dhe duke ditur që po rrisim fëmijë në një ambient goxha të vështirë, duke parë se si janë situatat sot nga bullizimi, neglizhimi, sot jemi bashkë me ta për të dhënë një zë akoma më të fortë në të drejtat e tyre."
Nole u ndal edhe te ngjarja e Tiranës, e cila ishte e paprecedentë, ku të gjithë janë shokuar. Marrja e masave, sensibilizimi, ndjeshmëria, ndërgjegjësimi, janë ato të cilat duhet të jenë kryefjala për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Kujdesi duhet të jetë i shtuar për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe brez të mirë për të ardhmen.
"Ngjarja në Tiranë është një ngjarje e paprecedentë, të gjithë jemi të shokuar, jo vetëm Tirana, çdo vend në Shqipëri e ndien. Besoj duhet të shtohen më tepër masat, duhet të sensibilizohemi që të gjithë, të bëhemi më të ndjeshëm, jo vetëm të mbrojmë të drejtat e fëmijëve, por të jemi më të ndërgjegjësuar që të rritim një brez sa më të mirë në të ardhmen."
Sa u përket rasteve të trajtuara nga Njësia e Mbrojtjes së fëmijëve, Vasilika Nole tregon se ka një rritje të rasteve nga viti në vit që lidhen me bullizimin e fëmijëve deri në ngacmimet seksuale. Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes strukturave ligjzbatuese dhe kësaj njësie duhet të jetë angazhim dhe ndërgjegjësim.
"Deri në këto momente që flasim janë trajtuar 45 raste dhe të gjitha janë në menaxhim e sipër, për fat të keq shohim nga viti në vit një rritje të numrit të rasteve dhe nuk më vjen mirë që e them këtë gjë. Të gjitha rastet kanë dinamika të ndryshme, shpesh shohim rastin e bullizimit në shkolla, shohim neglizhimin, qoftë nga prindërit, qoftë nga kujdestarët ligjorë të fëmijëve, për fat të keq duhet të them që ka edhe abuzime seksuale që nuk janë të deklaruara dhe shumë raste të tjera që janë specifike dhe të veçanta. Dua të them që bashkëpunimi me ne si njësi, qoftë me policinë, qoftë me aktorë të tjerë, që ne kemi punë të vazhdueshme, duhet të ndërgjegjësojmë aktivitetin."
Blerta Bilbili, me profesion mesuese, shprehet se ngjarjet e fundit janë të papritura. Sipas saj duhet të jemi vigjilentë ndaj veprimeve të fëmijëve për të parandaluar ngjarjet. Përgjegjësia zakonisht shtrihet ndaj prindërimit, shkollës dhe institucioneve të tjera.
"Ngjarjet e fundit janë të papritura. Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj veprimeve të fëmijëve që të mund të parandalojmë ngjarjet që mund të agravojnë më tepër. Përgjegjësia e shkollës, e prindërve, institucioneve, janë shumë përgjegjësi të bëra së bashku. Duhet të jemi shumë vigjilentë, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin duke filluar nga prindërit, nga mësuesit, nga punonjësit socialë, të gjithë së bashku që të mund të arrijmë aty që të mos ndodhin si këto ngjarje."
Nëpërmjet këtij aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve u shpëndanë mesazhe dhe fletëpalosje të cilat kanë si synim ndërgjegjësimin kryesisht të prindërve për mënyrën e edukimit të fëmijëve. Ndër të tjera thirrje u është bërë edhe institucioneve për të marrë masat e duhura në parandalimin e ngjarjeve të rënda që sjellin pasoja psikologjike dhe fizike te fëmijët./ CNA
Regjistruan rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor ...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasi...
Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Shqipëria është tronditur nga vrasja e 14-vjeçarit M.C, i ...
Shqipëria dhe BE miratuan këtë martë Partneritetin e Sigur...
Dy orë ka zgjatur protesta para Parlamentit, e cila u oran...
Preng Lala, një pensionist nga Laçi, I cili ka qenë punonj...
Para Parlamentit po vijon protesta e thërritur nga opozita...
Nga 1 janari 2025, pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë ...
SPAK ka dalë me një njoftim për aksionin në zyrat e Entit ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar 5 ...
Deputetët e opozitës kanë mbajtur një minutë heshtje për 1...
Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medi...
Gjatë prezantimit të drejtorit Fatmir Lleshaj, ministri Ho...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen...
Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion në zyrat e Entit ...
Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka përcjellë ngushël...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Tiranë, OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...