Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar 5 botimet më të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhe të lëmit të arkivistikës.
E rikthyer pas një periudhe të gjatë mungese në funksionin e botueses periodike, DPA-ja sjell për të tretin vit radhazi studime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, përfaqësuesi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bekim Aliu, akademikë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Arkivave (KLA), si dhe arkivistë e studiues të fushave përkatëse.
Në fjalën e tij hapëse, Bido u shpreh se këto botime japin një kontribut në historiografinë shqiptare, duke bërë me dije se në vitin e mëpasshëm, DPA-ja do të publikojë edhe një udhërrëfyes arkivor, për të orientuar studiuesit në procesin e kërkimit online.

“Në pesë botimet e këtij viti, janë tre permbledhje dokumentesh, një monografi dhe revista ‘Arkivat Shqiptare’. Për shkak të mungesës së mundësive për të lëvruar një shkencë të veçantë, siç është arkivistika, kemi vendosur të bashkojmë energjitë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të zhvilluar një Konferencë periodike të Përbashkët të Arkivistikës periodike, që është mbajtur përreth trevave shqiptare. Vitin në vijim fokusi do të jenë udhërrëfyesit arkivorë që do të lehtësojnë punën e studiuesve, pasi tani është e nevojshme. Deri dje, studiuesit drejtoheshin në Sallën e Studimit në Tiranë, por në 4 vitet e fundit, me hapjen e Këndeve Arkivore në rrethe, brenda dhe jashtë vendit, asistenca e specialistëve të arkivit nuk është e mundur. Për më tepër, prej një muaji, kemi prezantuar Sallën e Studimit Online dhe na rezulton se pavarësisht rritjes së kërkesave për dokumentet e shërbyera me 227 %, situata është e përballueshme. Në këtë kuptim, të gjithë mjetet e informimit arkivor, marrin rëndësi të veçantë”, vlerësoi Bido.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Aliu vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm me DPA-në në publikimin e përvitshëm të revistës “Arkivat Shqiptare”, e cila përfaqëson një produkt kulturor përtej kufijve shtetërorë.
“Bashkëpunimi ynë është i ndërsjelltë. Besoj se do të vazhdojmë gjithmonë kështu. Sa i përket botimit tonë të përbashkët ‘Revistës Arkivore’, është e vërtetë që kemi trajtuar edhe aty shumë tema historike. Por, me procesin e digjitalizimit, është krijuar mundësia për përgatitjen e temave të tjera që lidhen me arkivistikën,” u shpreh Aliu.
Katër prej botimeve të publikuara rishtas vijnë në trajtën e punimeve monografike ose të përmbledhjeve të dokumenteve rreth personaliteteve dhe zhvillimeve historike. Studiuesi Sokol Çunga, autor i botimit “Jani Vreto, korrespondencë me Sotir Kolean”, u shpreh se vlera e shtuar e këtij publikimi është korrespondenca e letrave të dorëshkruara nga veprimtari i Rilindjes për ish-drejtuesin e Bibliotekës Kombëtare.

“Ky nuk është botimi i parë mbi figurën dhe veprimtarinë e Jani Vretos. Por, në këtë botim kemi një vëllim korrespondence letrash të dërguara nga Jani Vreto për Sotir Kolean. Është i shkruar me dorë në alfabetin e Stambollit dhe i dërguar kryesisht nga Bukureshti dhe më pas nga Athina. Kjo përmbledhje dokumentesh synon të tregojë çfarë ka ndodhur dhe arsyet përkatëse të disa ngjarjeve të rëndësishme për Shqipërinë”, tha studiuesi Çunga.
Në fjalën e saj, studiuesja Elsa Saka, bashkautore e botimit “Lëvizja e Qershorit 1924 në dokumentet arkivore”, së bashku me studiuesin Fatjon Balliu, theksoi se ky punim që përkon me përvjetorin jubilar të një ngjarjeje historike polarizuese, synon t’u vijë në ndihmë studiuesve, përmes paraqitjes së fakteve me neutralitet.
“Ky botim vjen në kuadër të 100-vjetorit të Lëvizjes së Qershorit. Disa e kanë quajtur ‘revolucion’, disa ‘grusht shteti’, si dy terma që qendrojnë përballë njëri-tjetrit. Sot e kësaj dite, ka ende dilema mes studiuesve mbi këto terma. Por, ne kemi qendruar neutralë, duke sjellë fakte nga ngjarjet e qershorit 1924. Kemi përzgjedhur për të pasqyruar ato dokumente, që i vijnë në dobi studiuesve apo të apasionuarëve pas historisë, të krijojnë një ide të qartë mbi Lëvizjen e Qershorit”, tha studiuesja Saka.

Ndërsa, studiuesja Brisejda Lala, bashkautore e botimit “Dokumente mbi praninë e hebrenjëve në Shqipëri, 1939-1945”, së bashku me studiuesin Florin Zyberaj, tha se përcjellja e dëshmive historike për strehimin e hebrenjëve nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, i shërben ndër të tjera evidentimit të vlerave shoqërore.
“Është një temë shume e rëndësishme për historinë e vendit tonë, për shkak se ende na bën krenarë, duke vënë në dukje vlerat e popullit tonë. Mes fondit të gjerë të dokumenteve të DPA, do të veçoja disa prej dokumenteve të prodhuara nga pushtuesit për politikat antisemite, por edhe të organeve të pushtetit lokal, që tregojnë konvertimin në religjone të tjera dhe pajisjen me dokumente të tjera identifikimi për t’i shpëtuar përndjekjes”, tha studiuesja Lala.
“Me këtë botim, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave plotëson serinë e studimeve mbi arkivin, nga kohët e lashta deri në ditët tona. Është mbështetur në literaturë të gjerë, por duke patur në fokus dokumentet që gjenden në DPA. Kjo periudhë është trajtuar pak dhe në mënyrë fragmentare. Nis me vendosjen e plotë të administratës osmane në trojet tona në vitin 1506 e deri në shpalljen e Pavarësisë, në vitin 1912. Megjithatë, këto kufij nuk e kanë kufizuar autorin që të rrëmojë edhe në kohët e lashta, duke marrë në konsideratë edhe gjetjet arkeologjike mbi fushën”, shpjegoi drejtori i Inspektimeve dhe Trajnimeve në DPA, Dr. Endrit Musaj, mbi botimin e monografisë së studiuesit Kujtim Nuro, “Arkivat Shqiptare 1506-1912”.

Për të tetin vit, bashkëpunimi mes DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) kurorëzohet me botimin e numrit të radhës së revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky publikim, që është i vetmi në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, përmbledh punimet periodike të studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të prezantuara në Konferencat Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Kjo revistë i mundëson çdo arkivisti apo të interesuari që të thellohet në disiplinën e arkivistikës, si shkencë të mëvetësishme nga historia apo nga shkencat e tjera të përafërta. ka një origjinë të hershme në botimet e vazhdueshme të institucioneve homologe përgjatë 60-vjetëve të fundit./ CNA
Deputetët e opozitës kanë mbajtur një minutë heshtje për 1...
Organizata Reporterët pa Kufi dhe Këshilli Shqiptar i Medi...
Gjatë prezantimit të drejtorit Fatmir Lleshaj, ministri Ho...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen...
Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion në zyrat e Entit ...
Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka përcjellë ngushël...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Tiranë, OSBE-ja dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e siguris...
Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dënimit me 1 vit b...
Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, u pa...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është par...
Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga, është paraqitur ditë...
Policia dhe Krimi Ekonomik kanë kryer një operacion në Tir...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplik...
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bashk...
Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe m...
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, u nda ng...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...