Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë edhe postin e kryetarit.
Rihapja e vendit vakant erdhi pasi në 17 tetor deputetët rrëzuan në seancë plenare kandidaturën e vetme të propozuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, atë të Pajtim Melanit.
Fillimisht, ky pozicion ishte shpallur vakant nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 22 korrik, pas përfundimit të mandatit të Olsi Çokut.
Në procesin e hapur nga Kuvendi i Shqipërisë aplikuan zyrtarisht dy kandidatë, Pajtim Melani dhe Ardit Banja. Megjithatë, në muajin shtator, kandidati Ardit Banja u tërhoq nga kandidimi për postin vakant.
Më datë 8 tetor, Komisioni Kuvendor i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi Pajtim Melanin si kandidat të vetëm për këtë pozicion, duke e propozuar për votim në seancë plenare. Megjithatë, kandidatura e Melanit u rrëzua në votim.
Pajtim Melani kishte mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mes viteve 2015 dhe 2019, ndërsa në vitin 2020 ka kandiduar edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
Mbështetur në ligjin për AMF-në, kriteret kryesore të shpallura nga Kuvendi për kandidatët janë: të jenë shtetas shqiptarë; të kenë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve; të kenë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga e cila, të paktën, pesë vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve, sigurime shoqërore dhe pensione, etj.
Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 4 dhjetor 2024.
Sipas ligjit “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Kryetari i Bordit emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, pas një procedure përzgjedhëse. Mandati i çdo anëtari të Bordit, duke përfshirë kryetarin është 5 vjet dhe mund të rizgjidhen për një mandat të dytë pas përfundimit të mandatit të tyre.
Kryetari i Bordit të AMF-së është anëtar joekzekutiv dhe jo me kohë të plotë.
Sipas ligjit, Kryetari i Bordit ka kompetencë të thërrasë dhe drejtojë mbledhjet e Bordit, të paraqesë rendin e ditës, të urdhërojë ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, t’i propozojë Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit, si edhe kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të vetë Bordit.
Kryetari dhe dy anëtarët e tjerë të cilët nuk kryejnë funksione ekzekutive në Autoritet mund të funksionojnë edhe si komitet kontrolli, në rastet kur kërkohet shqyrtimi i një çështjeje të veçantë, lidhur me mangësi apo shkelje të vërejtura gjatë veprimtarisë së Autoritetit dhe të strukturave të tij./ Revista Monitor
Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bashk...
Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe m...
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, u nda ng...
Veterineri i diplomuar në Firence, Isuf Allamani, ësht...
Gazeta italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një rep...
Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë të dhëna nga dosja për...
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina, ka ndërr...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen për ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (S...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në P...
Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Besim Ndregjoni në 80-v...
Pas një bisede të gjatë me një diplomat të huaj që ka qenë...
Vendi i depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorë...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polic...
SPAK-u ka publikuar pamjet nga laboratori i kokainës në Fu...
SPAK-u ka dhënë detaje në lidhje me drogën dhe shumat e pa...
SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafik...
Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit pe...
Gazeta më e madhe në Nigeri, "Vanguard", i ka kushtuar një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...