Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Hirësi Asti u fronëzua këtë të enjte si Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës.
Shërbesa u zhvillua me pjesëmarrjen e Anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ceremonia u krye në katedralen e “Shën Dhimitrit” në Berat dhe në praninë e popullit shpresëtar, përfaqësuesve fetarë dhe politikë.
Kryepiskopi Anastas Janullatos e cilësoi Hirësi Astin si një njeri të mrekullueshëm që i ka shërbyer për më shumë se 20 vjet Kishës si dhjak, kryedhjak, prift, Episkop ndihmës.
Fjala e Kryepiskopit Anastas Janullatos:
Sjell në mendjen time momente të para 33 viteve kur për herë të parë pata gëzimin që të vij në Berat, shumë të rinj kishin vendosur që të pasonin Kryepiskopin e ri dhe në vazhdim të këtyre viteve kisha bekimin e madh të prezencës dhe të bashkëpunimit të këtyre njerëzve të zgjedhur. Asti ishte njëri prej tyre dhe sot është një gëzim shumë i madh kur sjellë ndërmend se babai i Astit ishte nga Berati. Jam shumë i gëzuar dhe mirënjoh?s për këtë familje të zgjedhur për Zoi Bakallbashin dhe bashkëshorten e tin Jolanda që na dhuruan këtë njeri të mrekullueshëm që të jetë në shërbimin e Kishës.

Për më shumë se 20 vjet ai është në shërbim të Kishës si dhjak, kryedhjak, prift, Episkop ndihmës dhe unë jam shumë mirënjohës dhe dua të falenderoj Perëndinë për dhuratat e shumta me të cilat e ka pajisur atë.
Jam shumë i bindur se do të vazhdojë veprën e shkëlqyer të paradhësit të tij, vëllait të tij Ignat i cili me shumë përkushtim shërbeu në këtë Mitropoli të Shenjtë dhe që do të ketë kujdes që do të jetë gjithmonë në vendin dhe në formën e Krishtit sepse ky është roli i Episkopit.
Në emër të të gjithëve ne që jemi këtu dhe përshëndesim këtë fillim të punës së tij në këtë Mitropoli dua ta uroj por edhe t'i kujtoj se vepra e tij duhet të jetë gjithmonë një vepër bese.
Mundi i tij të jetë gjithmonë një mund dashurie. Shpresa e tij të jetë gjithmonë e lidhur me durimin. Nuk është fare i lehtë roli i Episkopit në ditët e sotme aq më tepër në një vend kaq të rëndësishëm siç është ky qytet dhe kjo Mitropoli. Dhe kur u bë zgjedhja e tij më erdhën ndërmend disa fjalë që janë udhërrëfyese për të gjithë ne. Këtë burim e ka përshkruar Apostull Pavli në Letrën e tij dërguar Efesianëve:

"Prandaj unë bie në gjunjë përpara Atit prej të cilit merr jetë çdo krijesë në qiej e në tokë. Perëndia ju dhëntë sipas pasurive të lavdisë së Tij dhe përmes Shpirtit të Tij ju bëftë më të fortë shpirtërisht. Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit në mënyrë që të rrenjosur e të themeluar në dashuri të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia, thellësia e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit e cila tejkalon çdo dije që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë që të mund të bëjë shumë më tepër se gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë falë fuqisë që vepron në ne. Atij i qoftë lavdia përmes Kishës dhe përmes Krishtit Jisu për të gjitha brezat në shekuj të shekujve. Amin". (Efesianëve 3:14-21).
Ky është sekreti i një jete të sukseshme të Episkopit por edhe i çdo të krishteri.
Shumë dashuri, më shumë gjatësi, gjerësi, dhe thellësi në dashuri sepse ky është kuptimi i jetës sipas Zotit.
Nuk janë të lehta këto gjëra, ashtu si çdo gjë e çmuar është edhe e vështirë, por shpresa jonë mbështetet në prezencën e vazhdueshme të Zotit Jisu Krisht që është kreu i Kishës sonë. Prandaj me këtë durim ne qëndrojmë në fjalët e Apostull Pavlit që i jep lavdi Zotit në jetë të jetëve. Amin.
Lutemi që urimi jonë të shoqërojë në çdo hap veprën baritore të vëllait tonë të dashur Astit./ CNA
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një deklar...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën ...
Shqipëria është bërë këtë të enjte pjesë e sistemit un...
Pas një ngadalësimi disamujor, aplikimet për azil kanë shë...
Në qarkun e Korçës situata mbetet alarmante sa u përke...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, për herë të parë do të jetë ...
Pas vrasjes së 14-vjeçarit M.C nga bashkëmoshatari i tij, ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Kuvendin Komb...
Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një...
Lëvizje në postet drejtuese të DVP Korçë, ndërrohen dy zëv...
Si pasojë e motit të keq që ka prekur të gjithë vendin duk...
Vendi është prekur nga moti i keq, ku ka sjellë problemati...
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës dhe ...
Reshjet e dendura të shiut, si dhe erërat e forta gjat...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ...
Insidor Rexhepi është emëruar këtë të mërkurë drejtor ...
Ish-presidenti Bamir Topi reagoi këtë të mërkurë në li...
Në Spitalin Amerikan 3 është mirëpritur në takim znj. Nanc...
Me kërkesën e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...