“Raportim të paanshëm dhe të balancuar”/ KLP i bën thirrje medias për raportimet mbi sistemin e drejtësisë
Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka bërë sot një thirrje nda...

Policia e Shtetit është përpjekur të justifikojë skandalin se si vuri në rrezik jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke mos marrë masa në ditën që u zhvillua protesta para SPAK-ut nga administrata, megjithëse i ishte kërkuar nga Garda e Republikës që të merreshin masa për ruajtjen e perimetrit të sigurisë.
Sipas Policisë së Shtetit, nuk ka pasur asnjë njoftim për këtë nga ana e institucioneve.
“Lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për situatën e datës 12.02.2025, rreth godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bën me dije se:
Së pari, kjo është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë, që organet ligjzbatuese komunikojnë përmes mediave ndërkohë që kanalet institucionale të komunikimit kanë qenë jo vetëm mëse të mjaftueshme, po edhe plotësisht efikase. Për natyrën dhe qëllimet e punës sonë të përbashkët, është domosdoshmëri komunikimi institucional.
Së dyti, objekti ku ushtron veprimtarinë Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, neni 12, pika 2, germa “d”, si dhe VKM nr. 507, datë 27.07.2022, “Për një shtesë në VKM nr. 597, datë 13.10.2021, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, pika 1.
Konkretisht, sqarojmë se në datë 11.02.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkresë nr. 14 drejtuar DVP Tiranë, kërkoi shoqërimin në datë 12.02.2025, të shtetasve E. V dhe E. A., nga ambientet e Bllokut të Sigurisë Tiranë për në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi do të zhvillohej seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve në zbatim të masës së sigurisë.
Bazuar në kërkesën e Gjykatës së Posaçme, strukturat përgjegjëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në mbështetje dhe zbatim të Procedurës Standarde të Punës “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr. 1720, datë 20.11.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Procedurës Standarde të Punës “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në “Bllokun e Dhomave të Sigurisë” të DVP Tiranë, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr. 502 datë 09.05.2022, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hartuan urdhrin e shërbimit datë 12.02.2025, për shoqërimin e të ndaluarve/arrestuarve, duke marrë masat dhe planëzuar shërbimet policore të nevojshme.
Shoqërimi dhe mbërritja në ambientet e Gjykatës së Posaçme është regjistruar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit pa asnjë problem.
Theksojmë se Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë njoftim nga individë apo subjekte, si dhe nuk ka grumbulluar informacione apo te dhëna për grumbullime të mundshme pranë godinës së SPAK-ut. Në këto kushte nuk është hartuar plan masash, por nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është vlerësuar situata dhe janë marrë masa duke reaguar në kohë, me angazhimin e një numri të konsiderueshëm punonjësish.
Në orën 08:25, pranë kryqëzimit të rrugëve drejt godinës së SPAK dhe gjithë perimetrit të saj, janë shtuar shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet, Specialist për Hetimin e Krimeve, Ndihmës Specialist për Operacionet Speciale, shërbimet e Policisë Rrugore, Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Në kuadër të angazhimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore janë angazhuar në total 77 punonjës policie. Gjatë gjithë kohës këto forca kanë qenë nën drejtimin e Shefit të Komisariatit të Policisë nr. 3, si dhe drejtues të tjerë të strukturave përkatëse, ndërsa Shefi i Sektorit për Sigurimin dhe Shoqërimin ka qenë i dislokuar në ambientet e brendshme të Gjykatës.
Seanca gjyqësore ka filluar e qetë, ka vijuar normalisht dhe ka përfunduar pa asnjë problem. Në adresë të shërbimeve policore, as nga Garda e Republikës brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, as nga prokurorë, gjyqtarë e avokatë nuk është prezantuar asnjë shqetësim, apo te jete kërkuar ndihmë për vendosje të rendit dhe sigurisë në ambientet e brendshme, apo të jashtme të Gjykatës.
DVP Tiranë thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim në formë shkresore apo verbale, apo telefonatë të drejtuar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku punonjës të Gardës së Republikës apo ndonjë entitet tjetër, të kenë njoftuar për cenim të rendit dhe sigurisë publike, apo paligjshmëri të tjera pranë dhe përreth godinës së Gjykatës së Posaçme.
Referuar ligjit për “Tubime” Nr 8773 datë 23.04.2001, Neni 2, pika 5 përcakton se: ”Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme, për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente.
*Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit
Siç dhe është konstatuar, qytetarët në datë 12 shkurt janë grumbulluar në mënyrë spontane dhe pa cenuar rendin publik, ndaj për këto arsye procedura standarde e tubimeve nuk ka gjetur zbatim për vendosjen e kordonit policor, i cili vendoset në vendin e kufizuar për tubim, çka në rastin konkret përveçse e panevojshme do të ishte edhe e pamundur, për shkak se grumbullimi i qytetarëve ka qenë spontan dhe i pa paralajmëruar.
Në rastet e tubimeve të tjera që referohen në shkresën e bërë edhe publike, bëjmë me dije se ato kanë qenë tubime të njoftuara më parë, e për të cilat ka patur informacione jo vetëm për vendin e grumbullimit po edhe për tendenca të ushtrimit të forcës nga ana e protestuesve, kështu që për pasojë është zbatuar procedura standarde e kufizimit të perimetrit dhe vendosja e kordonit policor sipas Planit të Masave, të hartuar për tubimet e njoftuara nga organizatorët apo për të cilat janë siguruar informacione të caktuara për zhvillimin e tyre.
Gjithashtu, theksojmë se tek shërbimet e Policisë të vendosura pranë perimetrit të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, nuk janë raportuar probleme për pengim të lëvizjes së gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të administratës.
Lidhur me bashkëpunimin me Gardën e Republikës, as mund të vihet kurrsesi në dyshim se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet tërësisht bashkëpunuese, duke koordinuar veprimet dhe shkëmbyer informacion lidhur me sigurimin e personaliteteve apo objekteve që ka në ruajtje Garda, ashtu siç në fakt edhe ka ndodhur me hyrjen e një individi të gjinisë femërore me aftësi ndryshe brenda perimetrit, e cila është shoqëruar dhe proceduar në bazë të ligjit nga Policia.
Pavarësisht kësaj, referuar pretendimeve në shkresën e lartpërmendur, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim administrativ për të vlerësuar masat e marra nga autoritetet përgjegjëse dhe për të individualizuar përgjegjësinë e çdo strukture policore të angazhuar në këtë shërbim, në rast se konstatohet ndonjë e metë.
Së fundi, Policia e Shtetit thekson se është e angazhuar maksimalisht për bashkëpunim dhe bashkëveprim me çdo institucion ligjzbatues, për të garantuar rendin e sigurinë publike dhe mbrojtur jetën dhe shëndetin e funksionarëve të drejtësisë në përmbushjen e detyrave institucionale”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka bërë sot një thirrje nda...
U nda sot nga jeta, në moshën 79-vjeçare, diplomati dhe pu...
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu p...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, së bashku me drejt...
Në TRING SPORT na presin ditë plot adrenalinë dhe emocione...
Në 7 gusht të 2025 do të shënohen plot 9 vite nga humbja e...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “5D” në lidh...
CNA ka siguruar një fotografi ku shihet kryebashkiaku i Sh...
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme në një shkresë të dërguar...
Policia e Shtetit është përfshirë në skandal. SPAK dhe GJK...
Erion Veliaj në marrjen në pyetje para prokurorisë së posa...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emision televiziv, e qua...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se ndryshimi i qëndrimit ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mëngjesin e s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mb...
Hetimi i SPAK hedh dritë mbi shpenzimet marramendëse për m...
Në shënjestër nga Klodiana Lala Interesante në të gjithë...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka pritur në ...
GJKKO dha mbrëmjen e kësaj të mërkure vendimin ndaj krybas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...