Erion Veliaj mbetet në burg/ Qytetarët festojnë me fishekzjarre pranë burgut 313
GJKKO dha mbrëmjen e kësaj të mërkure vendimin ndaj krybas...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka pritur në një takim pranë këtij institucioni, përfaqësues të kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit, së bashku me ambasadorin e këtij shteti. Takimi u zhvillua pranë ambienteve të bashkisë ku u diskutua ecuria e projektit të gazifikimit të Korçës, një projekt shumë i rëndësishëm si një alternativë shumë e mirë për ngrohjen me kosto shumë më të ulët.
"Është kënaqësi për mua të prisja sot në ambientet e bashkisë, ambasadorin e Azerbajxhanit dhe përfaqësuesin e kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit, SOCAR, i cili është i vendosur në Tiranë. Pra, SOCAR ka hapur zyrën e tij në Shqipëri. Diskutuam së bashku ecurinë e projektit të gazifikimit të Korçës, që është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, qoftë për familjarët, të cilët do të kenë një alternativë shumë të mirë për ngrohje dhe miqësore me mjedisin, por edhe për bizneset, që do të kenë mundësi të mbulojnë kostot e tyre të proceseve teknologjike që përdorin ngrohjen me një kosto shumë më të ulët sesa kanë pasur mundësinë të kenë deri tani."
Sotiraq Filo tregon se në këtë projekt është angazhuar fuqimisht qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa thotë se aktualisht janë mbyllur dy studimet e fizibilitetit dhe në fillim të muajit prill pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja e vendit pritës.
"Projekti është shumë i rëndësishëm për ne, është një projekt ku është angazhuar fuqimisht qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri Edi Rama. Aktualisht, jemi duke ecur me shpejtësi, janë mbyllur të dyja studimet e fizibilitetit, qoftë ai ekonomik, qoftë ai teknik i projektit, dhe presim që gjatë fillimit të muajit prill të nënshkruhet edhe marrëveshja e vendit pritës. Ky është termi teknik që përdoret, pra "Host Country Agreement", ndërmjet dy qeverive, që më pas do t’i hapë rrugën edhe fillimit të zbatimit konkret të punimeve."
Ndër te tjera, Filo tregon se u informua nga ana e ambasadorit dhe përfaqësuesit të kompanisë se në datën 5 mars do të kenë një vizitë të zgjeruar, ku do të bëhet edhe prezantimi publik i ecurisë së projektit, prezantim që do të jetë i hapur për mediat, autoritetet e qytetarët korçarë. Kryebashkiaku i Korçës jep lajmin e mirë se janë në finalizim të gjithë fazës paraprake, e shpreson që të fillojë sa më shpejt zbatimi konkret në terren, pas 5 marsit e pas nënshkrimit të marrëveshjes që do t'u hapë rrugë punimeve.
"U informova nga ana e ambasadorit dhe nga përfaqësuesi i SOCAR-it se më datë 5 mars do të kemi një vizitë të zgjeruar të ekipit menaxhues të SOCAR-it, gjatë së cilës do të bëhet edhe një prezantim publik i ecurisë së projektit. Ky prezantim do të jetë i hapur për autoritetet, për mediat, për shoqërinë civile dhe për qytetarët e Korçës. SOCAR, në kuadrin e përgjegjësisë sociale të korporatave, do të implementojë edhe një projekt social, të cilin duam ta vendosim së bashku. Pra, siç e shihni, kemi hapa konkretë, jemi në finalizim të gjithë fazës paraprake, e cila u paraprin projekteve kaq të mëdha infrastrukturore, dhe shpresoj që shumë shpejt të fillojmë edhe zbatimin konkret në terren të punimeve për realizimin e këtij projekti. Dy hapat e radhës, të cilat janë vendosur me data, janë: vizita e ekipit menaxherial me nivel të lartë të SOCAR-it më 5 mars dhe nënshkrimi i marrëveshjes së vendit pritës në fillim të muajit prill. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, i hapet rruga edhe fillimit të punimeve."
Gazifikimi i Korçës është një nga projektet më të mëdha që do të implementohet në juglindje, i cili pritet të ulë kostot e qytetarëve korçarë por gjithashtu edhe për bizneset që paguajnë shuma të mëdha për ngrohjen mes proceseve teknologjike që përdorin. Ekipi menaxherial me nivel të lartë i kompanisë së gazit në Azerbajxhan do të rikthehet në Korçë në datën 5 mars ndërsa pritet që në fillim të muajit prill të nënshkruhet edhe marrëveshja mes dy palëve./ CNA
GJKKO dha mbrëmjen e kësaj të mërkure vendimin ndaj krybas...
Juristja Brizida Gjikondi tha sot se përfshirja në hetimin...
Bashkë me administratën e Bashkisë Tiranë, këtë pasdite pë...
Kuvendi pritet të shkarkojë nesër drejtuesin e RTSH-së, Le...
Zirkon Disha, aktivist i shoqërisë civile, i njohur për re...
Që të jesh lider në treg dhe një kompani e standarteve evr...
Veliaj dhe Xoxa paraqiten në GJKKO, priten të njihen me ma...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot disa det...
Mbrëmjen e sotme Endri Shabani i Nismës Thurje dhe Adriati...
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës mund të protesojnë para S...
Sot në Komisionin e Medias është zhvilluar seanca dëgjimor...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike pë...
Artistë dhe persona të tjerë të njohur të botës publike, q...
Gjykata Administrative lë në fuqi vendimin e Dhomës së Avo...
CNA ka siguruar vendimin e plotë të vendimit të Gjykatës s...
Ditën e sotme është zhvilluar Komisioni i Mediave, ku janë...
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryemin...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte u është ...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte u është p...
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...